Albanian |  English |  French | Espanol | Italian | Deutch

 

  Shperndaje  

www.fleteteverdha.com | Fletet e Verdha te Kosoves | Fletet e Verdha | Faqet e Verdha | Marka dhe Patenta | Webstore |

 
.
   Skeda e Kompanise      

 

Universitetin Wisdom, ne Fakultetin e Drejtesise dhe Psikologjise, stafi përbëhet nga pedagogë me tituj dhe grada shkencoretë cilët kanë kryer studime në perëndim dhe janë profesionistë me reputacion te gjerë në fushat e tyre të specializimit. Universiteti Wisdom është konceptuar si një shkollë elitare mësimdhënieje dhe kërkimi shkencor, që do të karakterizohet nga një mjedis thellësisht intelektual.
Programi që universiteti ynë aplikon është i ndërtuar sipas Kartës së Bolonjës në përputhje me kriteret e përcaktuara nga MASH për Arsimin e Lartë.

Universiteti “Wisdom” në kuadër të bashkëpunimit me universitete të tjera, ka vendosur marrëdhëniet institucionale me universitete si jashte dhe brenda vendit. Universiteti “Universum” në Kosovë, eshte një prej tyre jashtë kufijve tanë, me të cilin tanimë jemi në partneritet dhe ai bën pjesë historikun e ngjarjeve të përbashkëta shkencore. Bashkëpumi ynë shtrihet edhe në nivel kombëtar, ku kontaktet tona kanë gjetur mbështetjen e universitetit “Sevasti dhe Parashqevi Qirjazi” me të cilin kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

 

Universiteti Wisdom është i pajisur me një bibliotekë të pasur, që ofron librat dhe revistat shkencore bazë të disiplinave shkencore, dhe lëndëve që bëjnë pjesë në programin e Universitetit. Ajo ofron sherbim kulturor dhe informues, realizon hyrje të lirë në informacion në cilëndo formë që ai të jetë depozituar. Disponojmë një numër të konsiderueshëm të librave on line, ne format PDF, në disiplinat: Law, Econometrics, Philosophy, Religion, Politics, Finance, Business, Literature, Management, English teaching, etj.

 

Pjesë thelbësore e organigramës së univeritetit Wisdom, është gjithashtu Njësia Shkencore . Kjo njësi ka për qëllim kërkimin, mbledhjen dhe shpërndarjen tek studentët dhe pedagogët të informacionit për veprimtari shkencore, bursa, seminare, konferenca, trajnime, mundësi internshipi si dhe për vende pune.

 

Shkolla do te mbështetet në teknologjinë e informacionit, duke i kushtuar shumë vëmendje jo vetëm përdorimit të kompjuterit, me prezantime PowerPoint gjatë mësimdhënies si dhe përdorimit të internetit për hulumtime online, por edhe nëpërmjet përvetësimit nga studentët të programeve të informatikës. Në funksion të aftësimit praktik të studentëve Universiteti Wisdom do të ketë një laborator informatik I cili do të ofrojë një gamë të gjerë të programeve më të fundit. Një tjetër laborator është ai i gjuhëve të huaja, ku studentët do mund të mësojnë dhe ushtrojnë gjuhët e huaja në kurrikulën e tyre universitare sipas një sistemi interaktiv.

 

 
  Kategoria  
  Universitete private, shkolla private, kurse

 

 
  Produktet  

  Kurse

  Instituti Parauniversitar

  Shkolla e Larte

  Universiteti

 

 

  Te dhena shtese

   Nipt: K01411002D

 

 
Network Flete Te Verdha :  Fletet e Verdha •• Fletet e Verdha shqip •• Fletet e Verdha english •• Fletet e Verdha Italian •• Fletet e Verdha Spanish
  Fletet e Verdha Deutch •• Fletet e Verdha French •• Fletet e Verdha Us •• Fletet e Verdha Cn ••  Fletet e Verdha asia
  Albanian Yellowpages •• Albanian Yellow Pages •• Fletet e Bardha •• Albanian White Pages •• Albanian Telephonebook
  Superpages •• Gjithe Qyteti ••  Maxidisk Group

                                  Flete te Verdha Te Shqiperise | Copyright 1997-| Tel +355 4 2266023 | Fax +355 4 2239523 |

                      Te gjitha te drejtat e rezervuara | Fleteteverdha shpk - Ngjyrat: e zeza, e verdha, perfaqesojne figurat te trademark-eve te regjistruar.

Kompatibel me Internet Explorer , Mozilla Firefox, Opera  , Safari

 

                        Trademark- at e mbrojtura •• Markat Fleteteverdha shpk te mbrojtura •• Kontaktoni Fleteteverdha shpk •• About Us   NIPT K81823012V