2. ILACE QE NUK
ESHTE E NEVOJSHME TE MBAHEN NE SHTEPI
(ilace te tipit kurativ, per te cilet
formulimi i diagnozes dhe pershkrimi i tyre eshte kompetencen e
mjekut pediater).
Ketu hyjne natyrisht disa lloje ilacesh qe shpesh prinderit i
perdorin, duke gabuar, pa degjuar pediatrin si:
* ANTIBIOTIKET: Veprojne vetem ne rast te nje
semundje me origjine bakterike. Ne pediatri shumica e
semundjeve eshte me origjine virale ku edhe
viruset mund te japin temperature te larte, prandaj prindi duhet
te rezistoje nga tentacioni per ti dhene
femijes antibiotik kur ai ka temperature duke menduar se po e
sheron.
* KORTIKOSTEROIDET ME ANE TE AEROSOLIT: Ka
nje tendence tek prinderit ne perdorimin e ketyre ilaceve
gjate semnudjeve banale te rrufes duke
menduar qe dhenia me ane te aerosolit eshte me e dobishme dhe me
e pademeshme. Nuk eshte keshtu: dobia e kesaj
menyre eshte dimostruar vetem ne disa kushte patollogjike, dhe
efektet anesore, te lidhura me shume tek
dozat e teperta qe femija mund te marri, dhe jo vetem, mund te
jene jo
pak te rendeshishme.
*ANTIINFLAMATORET: Nuk sherojne nga semundjet
as parandalojne perkeqesimin e gjendjes se femijes ne
rast rrufe, dhimbje fyti, kolle etj... Ne
vecanti nuk duhet perdoret asnjehere ASPIRINA tek femijet,
pervec
atyre rasteve qe pershkruhet nga pediatri:
mund te shkaktoje kompilikacione tek melcia apo edhe truri.
* PIKA PER VESH: per dhimbjen e veshit me
mire te perdoret paracetamoli i cili ka edhe veti kunder
dhimbjes.
Kjo pasi ne rast te shpimit te timpanit ( qe
ndodh shpesh ne rastet e otiteve akute) pikat ne vesh mund te
jene te
demeshme.