Neni
8
Marrëdheniet e Urdhrit
Urdhri i Farmacistëve si institucion, gjatë kryerjes së detyrave
mban lidhje, sipas përkatësisë, me Ministrinë e
Shëndetësisë, Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës,
institucionet e tyre të vartësisë, me institucione të tjera
shtetërore, si dhe me institucione e organizma publike e
jopublike, në nivel qendror e vendor.
Urdhri i Farmacistëve merr pjesë në hartimin e projektligjeve,
të projektvendimeve dhe të dokumenteve të tjera të
faramaceutikës shqiptare.
Marrëdhëniet me Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor,
si i vetmi blerës shërbimi, konkretizohen nëpërmjet hartimit të
kontratave.
KREU
I DYTË
Pjesa
e parë
Anëtarësimi dhe rianëtarësimi
Neni
9
Anëtarësimi
Anëtarësimi në Urdhrin e Farmacistëve kërkon që farmacisti:
1.
Të
jetë shtetas shqiptar. Për shtetasit e huaj zbatohet kërkesa e
paragrafit 3, neni 6, të këtij statuti.
2.
Të ketë diplomën e
farmacistit të lëshuar nga Fakulteti i Mjekësisë i
Universitetit të Tiranës ose nga universitete të tjera të
vendit të njohura nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës,
ose nga universitete jashtë shtetit, të njësuara nga
institucioni përkatës në vendin tonë, i parashikuar me ligj, po
kështu edhe për specializimet apo çertefikatat e marra jashtë
shtetit.
3.
Në momentin e kërkesës
për anëtarësim, të mos jetë në ndjekje penale ose vuajtje të
dënimit për çështje të papajtueshme me normat etiko-morale të
profesionit dhe të Kodit të Deontologjisë Farmaceutike. Në rast
se kandidati është në ndjekje penale, anëtarësimi i tij
shqyrtohet pas vendimit te organit juridik që e ndjek.
4.
Të njohë dhe të zotohet
me shkrim se do të zbatojë kërkesat e legjislacionit në fuqi dhe
të Kodit të Deontologjisë Farmaceutike.
5.
Të paguajë rregullisht
kuotizacionin e anëtarësisë.
6.
Farmacisti i huaj që
ushtron profesionin në Shqipëri duhet edhe:
a) Të jetë anëtar i organizmit
relativ me UFSH-në në vendin e tij, ose ku ka ushtruar së fundi
profesionin;
b) Të rekomandohet me shkrim nga
një anëtar shqiptar i Urdhrit të Farmacistëve.
c) Të zotërojë paraprakisht, një
minimum të fjalorit të shqipes.
Për
ushtrimin e veprimtarisë farmaceutike private, të vendit apo të
huaj, kërkohet vendimi i gjykates si person juridik ose fizik në
mënyrë që farmacisti të lejohet të punojë.
Neni
10
Çertifikata e Anëtarësimit dhe dokumentet e kërkuara
Çertifikata e Anëtarësimit është individuale dhe jepet sipas
kritereve të përcaktuara nga Këshilli Kombëtar i Urdhrit të
Farmacistëve.
Me
Çertifikatën e Anëtarësimit pajiset çdo farmacist i
regjistruar në Urdhrin e Farmacistëve dhe çdo ndihmësfarmacist
i diplomuar në shkollat e mesme profesionale të njohura nga
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës dhe nga Ministria e
Shëndetësisë, dhe i licensuar nga Ministria e Shëndetësisë ose i
regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave
para muajit maj të vitit 2006. Këta ndihmësfarmacistë duhet të
jenë detyrimisht të regjistruar në regjistrin e posaçëm për
ndihmësfarmacistët të Urdhrit të Farmacistëve.
Çertifikata e Anëtarësimit jepet për një periudhë pesë vjeçare.
Kjo çertifikatë jepet në dy kopje ndër të cilat njëra dërgohet
në Ministrinë e Shëndetësisë dhe tjetra qëndron e varur në
farmaci.
I
interesuari duhet të paraqesë këto dokumente:
1.
Kërkesë për anëtarësim. Në kërkesë të thuhet shprehimisht se
kërkuesi zotohet
të
zbatojë Statutin e UFSH-së, Betimin e Hipokratit dhe Kodin
Deontologjik Farmaceutik.
2.
Vetëdeklarim me shkrim, me anë të së cilit merr përsipër
kryerjen me përgjegjësi dhe aftësi profesionale vetëm të
specialitetit për të cilin është diplomuar dhe pagesën e
rregullt të kuotës së anëtarësimit.
3.
Fotokopje të noterizuar të diplomës, të listës së notave,
të dëshmive për tituj e grada shkencore dhe/ose dokumente për
specializime, kualifikime e profilizime të kryera.
4.
Katër copë fotografi 3 x 4 cm.
Neni
11
Rianëtarësimi
Farmacistët të cilët nuk e kanë ushtruar profesionin e
tyre për një periudhë mbi 5 vjet për arsye të ndryshme, që të
regjistrohen a riregjistrohen për ushtrim profesioni, do t’i
nënshtrohen një rikualifikimi dhe testimi. Programi dhe
modalitetet përcaktohen bashkërisht nga organet përkatëse të
Urdhrit me Fakultetin e Mjekësisë.
Neni
12
Mënyra e anëtarësimit
Anëtarësimi dhe rianëtarësimi në Urdhrin e Farmacistëve bëhet me
vendim të posaçëm të Komisionit të Regjistrimit të Këshillit
Rajonal. Vendimi është individual. Për sa kohë që Komisioni i
Regjistrimit nuk është krijuar, anëtarësimi bëhet nga presidenti
dhe sekretari rajonal. Vendimi për anëtarësim bëhet brenda një
muaji nga dorëzimi i kërkesës.
Këshilli Rajonal, në çdo mbledhje të tij, ratifikon anëtarësimet
e reja. Nga ky moment kërkuesi regjistrohet në regjistrin
e Urdhrit dhe pajiset me kartën e anëtarësisë.
Neni
13
Pagesa për anëtarësim
Për
veprimet e kryera për anëtarësim e regjistrim, kërkuesi paguan
tarifën, e cila përcaktohet me vendim të Këshillit Kombëtar të
Urdhrit. Për subjektet private të vendit dhe ato të huaja,
Këshilli Kombëtar vendos tarifa të veçanta, që derdhen në arkën
e këtij Këshilli.
Neni
14
Ankimi për refuzimin e anëtarësimit
Ndaj
vendimit që refuzon kërkesën për anëtarësim e regjistrim,
kërkuesi ka të drejtë të ankohet pranë Këshillit Kombëtar jo më
vonë se 30 ditë nga dita e shpalljes dhe e marrjes së njoftimit
për vendimin. Komisioni apo organi përkatës i Këshillit
Kombëtar e shqyrton atë jo më vonë se 2 muaj nga paraqitja e
ankesës.
Ky
vendim është i formës së prerë.
Kërkuesi ka të drejtë t’i drejtohet rajonit përsëri me kërkesë
vetëm 6 muaj pas përgjigjes negative të Këshillit Kombëtar
dhe vetëm nëse ka plotësuar kushtet penguese, që i lejojnë
pranimin.
Neni
15
Farmacistët në pension
Farmacistët pensionistë që nuk ushtrojnë profesionin, njihen si
anëtarë të Urdhrit pa qënë të detyruar të paguajnë kuotizacionin
e anëtarësisë. Kur ata punësohen ose vetëpunësohen, detyrohen të
paguajnë edhe kuotizacionin e Urdhrit. Farmacistët që nuk
ushtrojnë profesionin, sepse vuajnë nga një sëmundje
invalidizuese që nuk pajtohet me kushtet e kërkuara nga ky
profesion dhe/ose i bën të rrezikshëm për popullatën, mbeten
anëtarë të Urdhrit si pensionistët.
Neni
16
Ndërprerja e anëtarësimit
Anëtarësimi në Urdhër pushon së qëni në këto raste:
1. Me vdekjen e anëtarit.
2. Kur anëtarit i hiqet e
drejta e ushtrimit të profesionit me vendim disiplinor të formës
së prerë nga organet e Urdhrit apo Gjykatës.
3. Kur farmacistët janë duke
vuajtur dënimin penal me heqje të lirisë për krime që bien ndesh
me profesionin. Vendimi për çregjistrim i komunikohet zyrtarisht
personit, institucionit ku ka shërbyer dhe, kur gjykohet me
vend, iu bëhet e ditur të gjithë farmacistëve dhe institucioneve
të tjera shëndetësore me anë të një qarkoreje.
Anëtarësimi nuk pushon kur anëtari kryen kurse kualifikimi apo
specializimi brenda dhe jashtë shtetit, duke marrë paraprakisht
miratimin e UFSH-së.
Neni
17
Leja
e ushtrimit të profesionit
Leja
e ushtrimit të profesionit është individuale dhe jepet sipas
kritereve të përcaktuara nga Këshilli Kombëtar i Urdhrit të
Farmacistëve.
Me
lejen e ushtrimit të profesionit pajiset çdo farmacist i
regjistruar në Urdhrin e Farmacistëve dhe çdo ndihmësfarmacist
i diplomuar në shkollat e mesme profesionale të njohura nga
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës dhe nga Ministria e
Shëndetësisë, dhe i licensuar nga Ministria e Shëndetësisë ose i
regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave
para muajit maj të vitit 2006. Këta ndihmësfarmacistë duhet të
jenë detyrimisht të regjistruar në regjistrin e posaçëm për
ndihmësfarmacistët të Urdhrit të Farmacistëve.
Leja
e ushtrimit të profesionit jepet për një periudhë pesë vjeçare
dhe rinovimi i saj bëhet mbi bazën e kualifikimeve dhe testimit
professional. Komisioni i testimit profesional zgjidhet nga
Këshilli Kombëtar i Urdhrit të farmacistëve.
Neni
18
Kriteret për dhënien e Lejes së ushtrimit të profesionit
1.
Për
farmacistët
a) Vetëdeklarim
b) Fotokopje e diplomës
c) 2 copë fotografi 3 x 4 cm
Për
farmacistët drejtues teknik kërkohet dhe një fotokopje e
licensës së Ministrisë së Shëndetësisë.
2.
Ndihmësfarmacistët
a) Vetëdeklarim
b) Fotokopje e diplomës së
shkollës së mesme profesionale
c) 2 copë fotografi 3 x 4 cm
Për
ndihmësfarmacistët drejtues teknik në agjenci farmaceutike
kërkohet dhe një fotokopje e licensës së Ministrisë së
Shëndetësisë.
Pjesa
e dytë
Të
drejtat dhe detyrat e anëtarëve
Neni
19
Të
drejtat
Anëtari i Urdhrit të Farmacistëve ka të drejtë:
1. Të ushtrojë profesionin
në specialitetin e vet në përputhje me legjislacionin në fuqi,
me normat e etikës dhe Kodit të Deontologjisë
Farmaceutike.
2. Të kërkojë mbrojtje nga
Urdhri i Farmacistëve për shkeljen e të drejtave të tij
profesionale dhe të Kodit Deontologjik nga cilido qoftë.
3. Të zgjedhë dhe të
zgjidhet në organet e Urdhrit.
4. Të marrë pjesë në
shqyrtimin nga organizmat e Urdhrit për probleme që kanë të
bëjnë me të.
5. Të apelojë vendime të
Urdhrit, kur gjykon se ato janë të padrejta.
Neni
20
Detyrat
Anëtari i Urdhrit të Farmacistëve ka detyrë:
1. Të respektojë normat,
ligjet dhe rregullat në fuqi në lidhje me ushtrimin e
profesionit sipas kerkesave të shkencave farmaceutike e
mjekësore, të normave të Etikës dhe të Kodit të Deontologjisë
Farmaceutike.
2. Të punojë vazhdimisht për
rritjen e standarteve të tij profesionale dhe në përputhje me të
gjitha normat, të kërkojë të zbatohen arritjet bashkëkohore në
ushtrimin e profesionit të farmacistit prej tij dhe kolegëve të
vet.
3. Të shlyejë në çdo kohë
kuotizacionin e anëtarit dhe çdo detyrim tjetër financiar ndaj
Urdhrit.
4. Të zbatojë të gjitha
vendimet e marra nga Këshilli Kombëtar për probleme të
paparashikuara dhe që janë bërë shqetësim i shumicës së
farmacistëve.
Në
rast shkeljeje të këtyre vendimeve, është i detyruar t’u
nënshtrohet masave disiplinore të përshkallëzuara, sipas
rregullores së disiplinës.
5. Të ketë në vendin e tij
të punës literarurën themelore farmaceutike, në bazë të listës
së dërguar nga UFSH-ja, revistën “Farmacisti”, në të cilën është
i detyruar të abonohet, aktet ligjore e normative që rregullojnë
ecurinë normale të punës në farmaci, si dhe çdo dokument që vjen
ose botohet nga USHF-ja, Ministria e Shëndetësisë dhe
institucionet me të cilat ka lidhje.
KREU
I TRETË
ORGANIZIMI DHE DREJTIMI
Pjesa
e parë
Organet e Urdhrit
Neni
21
Organet
Organet kryesore të Urdhrit të Farmacistëve janë:
a) Asambletë e Urdhrit.
b) Këshillat e Urdhrit.
c) Komisionet Disiplinore.
d) Komisioni Kombëtar i
Regjistrimit dhe i dhënies të së drejtës të Ushtrimit të
Profesionit.
e) Komisione apo grupe pune të
përhershme ose të përkohshme të ngritura me vendim të Këshillit
Kombëtar në përputhje me nevojat e Urdhrit në dinamikë.
Neni
22
Asmbletë dhe këshillat
Asambleja e Përgjithshme përbëhet nga tërësia e anëtarëve të
Këshillave Rajonale.
Asambleja e Përgjithshme zgjedh Presidentin dhe zëvendësin e tij
me një mandat 4-vjeçar, me të drejtë rizgjedhje.
Asambleja e Përgjithshme zgjedh Këshillin Kombëtar. Zgjedhjet
për Këshillin Kombëtar bëhen çdo 4 vjet, me të drejtë
rizgjedhjeje.
Mbledhja e Asamblesë thirret nga Presidenti si dhe kur kërkohet
nga 2/3 e anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
Asambleja Rajonale përbëhet nga tërësia e anëtarëve të Urdhrit
të Rajonit (qarkut). Asambleja Rajonale zgjedh Këshillin
Rajonal, Zgjedhjet e Këshillit Rajonal bëhen çdo 4 vjet, me të
drejtë rizgjedhjeje. Këshilli zgjedh Presidentin dhe zëvendësin
e tij. Asambleja thirret nga presidenti i Këshillit Rajonal dhe,
në raste të jashtëzakonshme, me kerkesën e 2/3 të anëtarëve të
Këshillit Rajonal. Në këto raste mbledhja bëhet pasi merret
paraprakisht miratimi i Presidentit të Këshillit Kombëtar.
Asambleja thirret drejtpërdrejt nga Presidenti i Këshillit
Kombëtar kur vendoset në Këshillin Kmbëtar.
Neni
23
Këshilli Kombëtar dhe drejtimi i tij
Këshilli Kombëtar përbëhet nga:
1.Anëtarë të zgjedhur nga Asambleja; Presidenti i Urdhrit të
Farmacistëve, zëvendësi i tij dhe presidentët e Këshillave
Rajonale.
2.Nga
një përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, Instituti i
Sigurimeve Shëndetësore dhe Fakulteti i Mjekësisë, me të drejtë
vote këshillimore.
3.Anëtarë të kooptuar nga vetë Këshilli për zëvendësim levizjesh
të mundëshme të anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
Për
mbarëvajtjen e Urdhrit në përmbushjen e misionit dhe të
funksionneve të tij, në Këshill mund të zgjidhen edhe
përfaqësues nga publiku me të drejtë vote këshillimore.
Rastet e shkarkimit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar
parashikohen në nenin 29 të këtij statuti.
Ky
këshill emëron dhe shkarkon Sekretarin e Përgjithshëm.
Këshilli Kombëtar mblidhet jo më pak se 4 herë në vit. Këshilli
thirret nga Presidenti, zëvendësi i tij kur ai mungon, si dhe me
kërkesën e 1/3 së anëtarëve me votë vendimore.
Për
të organizuar dhe drejtuar veprimtarinë e Këshillit Kombëtar dhe
të gjitha strukturave të tjera të Urdhrit, pranë Këshillit
Kombëtar funksionon Aparati Qendror Ekzekutiv dhe Bordi Drejtues
i tij.
Këshilli Kombëtar merr vendime, me shumicë votash, kur janë të
pranishëm më shumë se gjysma e anëtarëve të tij.
Neni
24
Detyrat e Këshillit Kombëtar
Harton dhe miraton Kodin e Deontologjisë Farmaceutike dhe
organizon mbikëqyrjen dhe zbatimin e tij.
Këshilli Kombëtar udhëheq të gjithë veprimtarinë e Urdhrit të
Farmacistëve. Për përmbushjen e misionit të tij, përveç detyrave
të specifikuara në nene të veçanta të këtij Statuti, Këshilli:
1. Harton dhe miraton
Statutin, strategjitë e zhvillimit të Urdhrit, rregulloret e
funksionimit të këshillave dhe organizmave vartëse.
2. Harton dhe miraton Kodin
e Deontologjisë Farmaceutike dhe organizon mbikëqyrjen dhe
zbatimin e tij.
3. Përcakton dhe miraton
strukturën organizative të Këshillit Kombëtar dhe të
Këshillave Rajonale.
4. Cakton kuotizacionin,
tarifën e regjistrimit dhe çdo lloj tarife tjeter që lidhet me
funksionimin e këtij organi.
5. Miraton buxhetin dhe
administrimin e pasurive të luajtshme e të paluajtshme te
Urdhrit të Farmacistëve në nivel kombëtar dhe rajonal.
6. Mbikëqyr të gjitha
veprimtaritë dhe administrimin e organeve që varen prej tij.
7. Miraton veprimtarinë
kombëtare kryesore për njohjen dhe ndërgjegjësimin e të
gjithë farmacistëve me aktet normative, misionin, synimet,
funksionet dhe detyrat e Urdhrit.
8. Mbikëqyr dhe ndërhyn në
rregullimin e marrëdhënieve të punës së farmacistëve dhe të
subjekteve të tyre private me Ministrinë e Shëndetësisë, Qendrën
Kombëtare të Kontrollit të Barnave, Institutin e Sigurimeve të
Kujdesit Shëndetësor dhe Drejtorinë Rajonale e Sigurimeve të
Kujdesit Shëndetësor.
9. Nëpërmjet ndërgjegjësimit
të të gjithë anëtarëve te vet ndërgjegjëson dhe informon
opinionin publik për misionin dhe funksionet e Urdhrit, si dhe
deklaron pozicionet e tij për probleme dhe situata të
veçanta farmaceutike me interes publik.
Me
anë të strukturave të tij të zgjedhura apo të emëruara të
Aparatit Qendror Ekzekutiv:
10.
Miraton pagat, kuotizacionet, kuotat e honorareve, tarifat e
regjistrimit, të licensimit dhe rilicensimit profesional, si dhe
tarifa të tjera që lidhen me funksionimin e tij.
11.
Organizon dhe mbikëqyr procesin e regjistrimit dhe mban të
azhornuar Regjistrin e Farmacistëve në nivel kombëtar.
12.
Organizon dhe mbikëqyr veprimtaritë për licensimin profesional
periodik të farmacistëve;
13.
Koordinon bashkëpunimin dhe bashkëveprimin e nevojshëm me
organizmat përkatëse për ruajtjen e standarteve të larta në
përgatitjen e farmacistëve, në përzgjedhjen dhe
specializimin e tyre, në ushtrimin e profesionit, si dhe për
kualifikimin e vazhdueshëm profesional të tyre.
14.
Zgjedh, sipas kritereve më të specifikuara, Komisionin
Disiplinor Kombëtar dhe komisionet apo grupet e tjera të punës
me karakter kombëtar të përhershëm dhe kontrollon periodikisht
veprimtarinë e tyre.
15.
Me strukturat e tij organizon sipas përkatësive dhe specifikave
të veçanta bashkëpunimin me organizata të ndryshme qeveritare
dhe joqeveritare të vendit dhe të huaja.
16.
Organizon kualifikimin e veçantë për anëtarët dhe pjestarët e
srukturave të Urdhrit si dhe botimet e nevojshme.
17.
Bën propozime për projektligje dhe projektvendime, që i
konsideron të domosdoshme për përmirësimin e standarteve.
18.
Bën propozime për dekorime dhe vendos për vlerësime të ndryshme
etj.
19.
Mban marrëdhënie me organizma analoge të huaja dhe ratifikon
marrëveshje dhe protokolle bashkëpunumi.
Neni
25
Bordi
Drejtues i Aparatit Qendror Ekzekutiv
Bordi
Drejtues drejtohet nga Presidenti i Këshillit Kombëtar dhe
përbëhet nga Sekretari i Përgjithshëm, shefi i sektorit
ekonomiko – financiar, juristi dhe farmacisti.
Ai
është organ ekzekutiv, i cili organizon, kontrollon e mbikëqyr
zbatimin e vendimeve të Asamblesë së Përgjithshme, Këshillit
Kombëtar dhe të urdhëresave dhe udhëzimeve të Presidendit të
Këshillit Kombëtar. Me anë të komisioneve, grupeve të veçanta të
punës dhe konsultave të specializuara të aparatit, ai mbikëqyr e
kujdeset për zbatimin me përpikmëri të Ligjit, Statutit e
rregulloreve në të gjitha strukturat e Urdhrit.
Bordi
Drejtues:
1. Organizon, drejton dhe
kontrollon veprimtaritë e aparatit qendror të Urdhrit;
2. Harton dhe i paraqit për
miratim Këshillit Kombëtar:
· Objektiva dhe
strategji për zhvillimin e UFSH-së, si dhe projektvendime dhe
çështje të tjera për shqyrtim.
· Bilancin e
veprimtarisë ekonomiko-financiare të Urdhrit;
·
Projektbuxhetin e vitit financiar pasardhës, të ndarë
sipas zërave dhe për çdo rajon.
·
Projektrregullore për veprimtarinë e strukturave dhe të organeve
të Urdhrit.
3. Përcakton deklarimin e
pozicioneve të Urdhrit për probleme të veçanta me interes
publik.
4. Mbikëqyr, kontrollon,
analizon dhe ndihmon veprimtaritë e këshillave rajonale dhe
strukturave të tjera të Urdhrit.
Neni
26
Presidenti i Këshillit Kombëtar
Presidenti i Këshillit Kombëtar zgjidhet dhe shkarkohet me votim
të fshehtë nga Asambleja e Përgjithshme. Për zgjedhjen e
Presidentit paraqiten për votim 2 ose më shumë kandidatura sipas
kritereve të përcaktuara në nenin 28 të Statutit.
Presidenti i Këshillit Kombëtar ka këto detyra e kompetenca:
1. Udhëheq dhe mbikëqyr të
gjithë veprimtaritë e Urdhrit.
2. Nxjerr urdhëresa e
udhezime për mbarëvajtjen e punës.
3. Miraton propozimet e
Bordit Drejtues.
4. Thërret mbledhjet e
Asamblesë së Përgjithshme, të Këshillit Kombëtar dhe të Bordit
Drejtues.
5. Kërkon sipas rastit
mbledhjet e asambleve apo këshillave rajonale.
6. Përfaqëson Këshillin
Kombëtar në marrëdhënie me organe dhe organizma qeveritare dhe
jo qeveritare brenda dhe jashtë vendit. Sipas rastit ia delegon
këto kompetenca zëvendësit ose Sekretarit të Përgjithshëm.
7. Ndërmerr nisma propozimi
në organe ligjvënëse e vendim-marrëse për dokumente të
rëndësishme për farmaceutikën shqiptare në bashkëpunim me
autoritet përkatëse.
8. Propozon në stukturat e
Urdhrit sipas përkatësisë dhe rëndësisë së problemit,
kandidatura për t’u zgjedhur, kooptuar ose shkarkuar në organet
e Urdhrit si dhe për dekorime, vlerësime, shpërblime, ndihma
etj.
9. I autorizon të drejtën e
nënshkrimit për Urdhrin, zëvendësit të tij dhe në raste të
veçanta Sekretarit të Përgjithdhëm.
10.
Vetë dhe me propozim të Bordit drejtues, emëron dhe shkarkon
punonjësit e aparatit që nuk janë të zgjedhur.
Neni
27
Sekretari i Përgjithshëm
Sekretari i Përgjithshëm është përgjegjësi kryesor për problemet
tekniko-organizative të Këshillit Kombëtar dhe të Aparatit të
tij. Ai duhet të jetë farmacist.
Sekretari i Përgjithshëm permbush këto detyra:
1. Kujdeset për krijimin,
organizimin e drejtimin e komisioneve e grupeve të punës dhe
kontrollon veprimtarinë e tyre, ose, sipas rastit edhe i kyeson
ato. Në mënyrë të veçantë kujdeset për hartimin e projektit të
Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Farmaceutike, si dhe të të
gjitha rregulloreve të tjera për veprimtaritë e organeve të
Këshillave të Urdhrit dhe të aparatit qendror.
2. Mban kontakte me
këshillat rajonale dhe koordinon veprimtarinë e tyre.
3. Përgatit dokumentacionin
për mbledhjet e Këshillit Kombëtar, të Bordit Drejtues dhe të
komisioneve e grupeve të punës.
4. Mban kontakte me
organizmat qeveritare dhe jo qeveritare të vendit dhe të huaja.
5. Raporton dhe informon
sistematikisht Presidentin dhe Këshillin Kombëtar.
Neni
28
Këshillat Rajonale
Këshillat Rajonale krijohen sipas ndarjes
administrato-territoriale në bazë Prefekture (Qarku).
Këshilli Rajonal përbëhët nga:
1. 3-5 anëtarë të zgjedhur
nga Asambleja Rajonale me votim të fshehtë mbi kanditatura
alternative, sipas kritereve të parashikuara në nenin 28.
Këshilli Kombëtar i Tiranës përbëhet nga 19 anëtarë.
2. Një farmacist nga
Drejtoria Rajonale e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Ky ka
të drejtë vote këshillimore.
3. Anëtarë të kooptuar nga
vetë këshilli për zëvendësim lëvzjesh të mundshme të Këshillit
Rajonal.
Për
mbarëvajtjen e Urdhrit në përmbushjen e misionit dhe
funksioneve të tij, në këshill mund të zgjidhen përfaqësues nga
publiku, me të drejtë vote këshillimore.
Këshilli Rajonal zgjedh presidentin dhe zëvendësin e tij.
Mandati i presidentit është 4 vjeçar, me të drejtën e një
rizgjedhjeje. Këshilli Rajonal emëron dhe shkarkon sekretarin e
tij, i cili mund të jëtë farmacist, jurist ose ekonomist.
Për
të përmbushur funksionet dhe detyrat e tij Këshilli Rajonal:
1. Krijon dhe mban të
azhurnuar regjistrin e farmacistëve, si dhe pasqyron licensimin
dhe rilicensimin profesional të farmacistëve në juridiksionin e
vet dhe të shërbimeve farmaceutike private të vendit dhe të
huaja, të hapura në rajonet përkatëse.
2. Siguron zbatimin e
vendimeve dhe udhëzimeve të Këshillit Kombëtar dhe të
detyrave të ngarkuara nga Presidenti.
3. Kryen veprimtaritë për
njohjen dhe ndërgjegjësimin e farmacistëve të juridiksionit të
tij me aktet normative, misionin, synimet, funksionet dhe
detyrat e Urdhrit.
4. Analizon periodikisht
veprimtaritë e Urdhrit dhe organizmave të tij në rajon.
5. Zgjedh Komisionin
Disiplinor në bazë të kritereve të posaçme, si dhe komisione dhe
grupe të tjera pune.
6. Ndërgjegjëson dhe
informon publikun e juridiksionit për funksionin dhe kompetencat
e Urdhrit, me veprimtari të drejtpërdrejta me kontigjente të
publikut ose nëpërmjet mediave.
7. Përfaqëson dhe mbron
interesat e përbashkëta legjitime të profesionit të farmacistëve
dhe deklaron publikisht opinionet e tij për ngjarje e situata të
veçanta farmaceutike e mjekësore në rajon.
8. Organizon punën në
juridiksion për mbledhjen e kuotizacioneve dhe të detyrimeve të
tjera të anëtarëve.
9. Organizon bashkëpunimin
me organizmat qeveritare dhe joqeveritare brenda rajonit, vendit
dhe jashtë tyre.
10.
I propozon Këshillit ose Presidentit të Këshillit Kombëtar për
probleme e nisma, që i quan të domosdoshme për të rritur
standartet e shërbimit në rajonin e vet ose më gjerë.
11.
Merr pjesë në organizimin dhe zhvillimin e veprimtarive
studimore, shkencore dhe kualifikuese të farmacistëve të rajonit
ose më gjerë.
12.
I propozon Këshillit ose Presidentit të Këshillit Kombëtar për
dekorime, vlerësime, shpërblime, si dhe për ndihma në raste
fatkeqësish për anëtarët e Urdhrit në juridiksion.
Neni
29
Thirrja e Keshillave Rajonale
Këshilli Rajonal thirret në mbledhjen e tij nga Presidenti ose,
në mungesë të tij, nga zëvëndëspresidenti.
Mbledhjet e Këshillit duhet të bëhen jo më pak se 4 herë
në vit. Kur gjykohet e nevojshme, thirret mbledhja e
jashtëzakonshme e Këshillit, por vetëm me miratim nga Presidenti
i Këshillit Kombëtar.
Neni
30
Kriteret për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar ose të
Këshillave Rajonale.
Kandidaturat për anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe të Këshillave
Rajonale zgjidhen ndër farmacistët më të dalluar për
përkushtimin, aftësitë dhe autoritet profesional.Përzgjedhja
bëhet duke u orientuar nga këto kritere kryesore:
1. Të jetë shtetas shqiptar.
2. Të ketë mbushur moshën 25
vjeç.
3. Të ketë mbi 2 vjet i
regjistruar në Urdhrin e Farmacistëve.
4. Të ketë reputacion
etiko-moral dhe prestigj profesional.
5. Të ketë shfaqur
korrektësi në zbatimin e normave, ligjeve dhe rregullave të
jetës shoqërore, si dhe në komunikimin me publikun, pacientët,
kolegët dhe me drejtuesit.
6. Mundësisht të jetë
aktivizuar në veprimtari studimore dhe kualifikuese, publikuese
farmaceutike dhe shëndetësore.
7. Mundësisht të ketë grada
e tituj shkencorë ose veprimtari pedagogjike.
8. Të mos ketë kryer vepra
penale si dhe, gjatë 3 vjetëve të fundit, të mos jetë ndëshkuar
për shkelje të ushtrimit të profesionit.
9. Të mos jetë i zgjedhur
apo i emëruar në detyra funksionale drejtuese shtetërore.
Mënyrat e përzgjedhjes përcaktohen edhe në rregulloren e
Këshillave të Urdhrit.
Neni
31
Largimi i parakohshëm nga Këshilli
Anëtari i Këshillit Kombëtar dhe atij Rajonal largohet para kohe
nga këshilli kur:
1. Kërkon vetë dorëheqjen.
2. Dënohet me vendim të
formës së prerë për vepra penale apo për shkelje në ushtrim të
profesionit ose shkelje administrativo-disiplinore.
3. Shpërdoron detyrën.
4. Mungon tri herë radhazi
në mbledhje të Këshillit pa shkaqe të arsyetuara.
5. Paaftësohet për arsye
shëndetësore.
6. Paraqit paaftësi në
kryerje të detyrave.
7. Emërohet apo zgjidhet në
detyra drejtuese shtetërore apo partiake që bien ndesh me
kriteret e parashikuara në nenin 28 të këtij Statuti.
Neni
32
Propozimi dhe vendimmarrja për largimin e parakohshëm
Përveç pikes 1 të nenit 29, për të gjitha pikat e tjera,
propozimin kanë të drejtë t’ia paraqesin Këshillit përkatës:
a)
Për anëtarët e Këshillave Rajonale:
1.
Së paku ¼ e Asamblesë Rajonale.
2.
1/3 e anëtarëve të këtij Këshilli.
3.
Presidenti i Këshillit përkatës.
b)
Për presidentët e këshillave rajonale:
1. Së paku 1/3 e asamblesë
rajonale.
2. 1/3 e anëtarëve të
këshillit përkatës.
3. Presidenti i Këshillit
Kombëtar.
c)
Për anëtarët e Këshillit Kombëtar:
1.
Së paku 1/3 e Asamblesë së Përgjithshme.
2.
1/3 e anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
3.
Presidenti i Këshillit Kombëtar.
d)
Për Presidentin e Këshillit Kombëtar:
1.
Së paku 1/3 e Asamblesë së Përgjithshme;
2.
2/3 e anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
Në të
gjitha rastet, përveç pikës 7, neni 29, vendimi merret me së
paku 2/3 e votave vendimore të anëtarëve të pranishëm.Në të
gjitha rastet votimi bëhet i fshehtë me përjashtim të rasteve
kur vetë Këshilli perkatës vendos të kundërtën. Për rastet që i
përkasin pikës 7, neni 29, largimi është i detyrueshëm dhe nuk
votohet.
Neni
33
Njoftimi për mbledhjet
Presidenti i Këshillit Kombëtar apo Rajonal vendos për datën,
kohën dhe rendin e ditës së çdo mbledhjeje. Mbledhja e
Këshillit Kombëtar apo Rajonal njoftohet me shkrim 7 deri më 14
ditë përpara, duke bërë të ditur edhe rendin e ditës.
Kriteret e mësipërme mund të mos zbatohen vetëm në raste e
rrethana të veçanta. Në çdo mbledhje të tillë duhet të jenë të
pranishëm më shumë se gjysma e anëtarëve me të drejtë vote
vendimore, të cilët, paraprakisht, miratojnë zhvillimin e
mbledhjes.
Neni
34
Marrja e vendimeve
Këshilli Kombëtar apo rajonal merr vendim vetëm për çështje të
cilat janë përfshirë në rendin e ditës së mbledhjes, përveç
rasteve ku të paktën 2/3 e anëtarëve, me votë vendimore, janë
dakord për shqyrtimin dhe marrjen e vendimeve edhe për çështje
që nuk janë në rendin e ditës.
Neni
35
Vlefshmëria e mbledhjes
Mbledhja e Këshillit Kombëtar apo rajonal është e vlefshme
kur janë të pranishëm të paktën 2/3 e anëtarëve me të drejtë
vote vendimore. Kur në hapjen e mbledhjes kjo shumicë nuk
arrihet, atëherë, Presidenti apo zëvendësi që drejton mbledhjen,
vendos thirrjen e mbledhjes një ditë tjetër, duke përsëritur
njoftimin me shkrim. Në këtë rast mbledhja është e vlefshme në
qoftë se janë të pranishëm së paku gjysma e anëtarëve me të
drejtë vote vendimore.
Neni
36
Procesverbali i mbledhjes
Në
çdo mbledhje mbahet një procesverbal ku shkruhen data, vëndi i
mbledhjes, pjesëmarrësit, çështjet që u diskutuan, vendimet që u
morrën si dhe forma e rezultati i votimit.
Presidenti i Këshillit Rajonal cakton një person për mbajtjen e
procesverbalit, ndërsa për Këshillin Kombëtar , Presidenti
cakton një sekretari me dy persona.
Në
mbarim të mbledhjes, procesverbali nënshkruhet nga mbajtësi dhe
Presidenti i Këshillit ose drejtuesi i mbledhjes.
Neni
37
Forma
e votimit
1)
Vendimet merren me votime të hapura, përveç rasteve kur për
arsye e rrethana të veçanta
vendoset ndryshe.
2)
vendimet që përmbajnë vlerësime mbi sjelljen ose cilësitë e një
individi merren vetëm
me
votim të fshehte.
Neni
38
Vlefshmëria e votës për të marrë vendime
Vendimet merren me shumicën e votave të anëtarëve që marrin
pjesë në mbledhje dhe kanë të drejtën e votës vendimore, përveç
rasteve kur kërkohet një shumicë e cilësuar. Kur kjo e
fundit nuk arrihet, atëherë kryhet një votim i dytë. Nëse edhe
në votimin e dytë persëritet e njëjta situatë, atëherë vendimi
shtyhet për t’u marrë në një mbledhje tjetër, në të cilën është
e mjaftueshme një shumicë e thjeshtë votash.
Në
rast se votat barazohen dhe votimi nuk ka qënë i fshehtë, vota e
presidentit është vendimtare.
Pjesa
e dytë
Komisionet e Urdhrit
Neni
39
Komisionet Disiplinore
Pranë
Këshillit Kombëtar dhe Këshillave Rajonale të Urdhrit të
Farmacistëve funksionojnë komisionet disiplinore të cilat
caktohen nga Këshillat përkatës.
Komisionet disiplinore janë organizma të gjykimit profesional të
pavarur disiplinor.
Ato
verifikojnë dhe shqyrtojnë ankesat dhe kërkesat për shkelje nga
anëtarët e Urdhrit, të Etikës Farmaceutike, të Kodit
Deontologjik, si dhe për kequshtrim profesioni dhe gabime
profesionale. Komisionet i disiplinore pranë Këshillave Rajonale
ushtrojnë kompetenca disiplinore të shkallës së parë. Vendimet e
tyre mund të apelohen në Komisionin Disiplinor të Këshillit
Kombëtar, i cili ushtron kompetenca disiplinore te shkallës së
dytë dhe përfundimtare.
Këto
komisione disiplinore funksionojnë në bazë të rregullores së
posaçme (për komisionet disiplinore) të miratuara nga Këshilli
Kombëtar.
Neni
40
Anëtarët e Komisionit Disiplinor
Në
përbërje të komisioneve disiplinore rajonale zgjidhen 5 vetë,
ndërsa në atë kombëtar 7 vetë. Për të siguruar zhvillimin e një
gjykimi profesional e të pavarur, të drejtë, e të ndershëm, të
paanshëm dhe me kompetencë , përzgjedhja e anëtarëve të
komisioneve disiplinore bëhet vetëm mbi bazën e kërkesave të
larta cilësore dhe kritereve individuale më të specifikuara, të
cilat janë të përshkruara më hollësishëm në rregulloren për
komisionet disiplinore.
Neni
41
Kompetencat ndëshkimore
Komisioni disiplinor heton dhe gjykon në bazë të fakteve dhe
provave të administruara në sencë dëgjimore. Kur vërtetohet se
anëtari ka kryer shkelje ai jep këto masa :
a)
Vërejtje me shkrim.
b)
Vërejtje me paralajmërim.
c) Gjobë
nga 10 000 deri në 200.000 lekë.
d)
Propozim për shkarkim nga funksione drejtuese.
e)
Pezullim nga e drejta e zgjedhjes në organet drejtuese të
Urdhrit të Farmacistëve
deri në 3 vjet.
f)
Përjashtim i përkohshëm nga urdhri për një periudhë deri
në 3 vjet.
Masa
ndëshkuese e parashikuar në shkronjën “f “ sjell si rrjedhojë
çregjistrimin nga Regjistri i Farmacistëve te Rajonit dhe ai
Kombëtar për afatin e caktuar në vendimin disiplinor, që i heq
anëtarit në fjalë për aq kohë të drejtën e ushtrimit të
profesionit.
Masat
e mësipërme disiplinore mund të shlyhen, në qoftë se brenda një
viti nga dita e dhenies së tyre për shkronjat “a” dhe “b”
të këtij neni, dhe brenda tre vjetësh për shkronjat “d”, “e” dhe
“f”, ndaj anëtarit nuk është marrë ndonjë masë tjetër
disiplinore.
Neni
42
Detyrimi për kualifikim profesional
Përveç masave ndëshkuese për ruajtjen e standarteve të larta në
ushtrimin e profesionit, komisionet disiplinore kurdoherë
vendosin edhe detyrime me afate të përcaktuara, sipas veçorive
të çdo rasti, për kualifikimin e nevojshem profesional dhe të
studimeve plotësuese me provimet përkatëse. Këto detyrime për
zbatim bashkërendohen, mbikëqyren dhe testohen së bashku nga
komisionet e Urdhrit të Farmacistëve me departamentin e
farmacisë të universiteteve shtetërore, duke përballuar
shpenzimet përkatëse nga anëtari i ndëshkuar për thyerje të
disiplinës.
Neni
43
Shpenzimet për proceset disiplinore
Për
çdo ditë vonesë deri në 30 ditë pas mbarimit të afatit kohor,
për çdo gjobë shtohet vlera në masën 1 për qind. Nëse
anëtari i ndëshkuar nuk e shlyen këtë detyrim, atij i hiqet
menjëhere e drejta individuale e ushtrimit të profesionit qoftë
në institucion publik, privat apo si i vetëpunësuar.
Të
gjitha shpenzimet që detyrohet të bëjë UF-ja për verifikime etj,
për çdo proces disiplinor, fillimisht përballohen nga vetë
UF-ja. Kur vendimi i gjykimit profesional merr formë të prerë,
në bazë të situacionit përfundimtar të shpenzimeve, bëhet
rimbursimi i vlerës së plotë të tyre nga anëtari i ndëshkuar ose
nga personi tjetër i caktuar në vendimin përkatës disiplinor
brenda 90 ditësh.
Për
çdo ditë vonesë deri në 30 ditë pas mbarimit të këtij afati
kohor, aplikohet 1 për qind e vlerës, si më sipër.
Nëse
anëtari i ndëshkuar nuk e shlyen këtë detyrim, atij i hiqet e
drejta idividuale e ushtrimit të profesionit qoftë në
institucion publik, privat apo si i vetëpunësuar.
Neni
44
Ankimi për vendimet disiplinore
Ankimi kundër vendimeve për marrjen e masave disiplinore
ndëshkimore, paraqitet në komisionin disiplinor të Këshillit
Kombëtar të Urdhrit të Farmacistëve, brënda 30 ditëve nga
komunikimi me shkrim i vendimit.
Komisioni Disiplinor i Këshillit Kombëtar, brënda 30 ditëve nga
koha e marrjes së ankesës, detyrohet të japë vendimin për
ankesën e paraqitur. Vendimi i Komisionit Disiplinor të
Këshillit Kombëtar është i formës së prerë.
Për
masat disiplinore “c” dhe “f” të nenit 39 të këtij Statuti,
personi ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës.
Neni
45
Komisione të tjera dhe grupe pune (ad-hoc)
Pranë
Këshillit Kombëtar dhe këshillave rajonale, për të përmbushur
funksionet e detyrat që parashikon neni 2 i Ligjit nr. 9150,
datë 30.10.2003 “Për Urdhrin e Farmacistëve në Republikën e
Shqipërisë”, në vartësi të detyrave dhe problemeve që duhen
zgjidhur, në dinamikë dhe, sipas rastit, krijohen komisione apo
grupe pune të përhershme apo të përkohshme për:
1.
Regjistrimin e anëtarëve dhe azhurnimin e Regjistrit të
Urdhrit të Farmacictëve,
2.
Dhënien e lejes së ushtrimit profesional dhe testimin
profesional.
3.
Standartet, arsimimin dhe kualifikimin.
4.
Marrëdhëniet publike dhe me jashtë.
5.
Planifikimin dhe kontrollin ekonomiko-financiar.
6.
Nxjerrjen e organit periodik dhe botime të tjera.
Veprimtaria e këtyre komisioneve bazohet në rregulloret
përkatëse, te cilat, për komisionet apo grupet e punës me
karakter të përhershëm, miratohen nga Këshilli Kombëtar.
PJESA
E TRETE
Financat
Neni
46
Buxheti
Urdhri i Farmacistëve ka buxhetin e tij, te cilin e administron
në përputhje me rregullat financiare në fuqi. Burimet financiare
të Urdhrit të Farmacistëve janë:
1.
Kuotizacionet e anëtarëve.
2.
Tarifat e regjistrimit dhe të dhënies së të drejtës vetjake për
ushtrimin e profesionit
3.
Donacionet e ndryshme vendase dhe të huaja dhe të ardhura të
tjera të ligjishme.
Të
ardhurat që realizon gjatë ushtrimit të veprimtarisë, Urdhri i
Farmacistëve i përdor për të përmbushur misionin e tij të
caktuar në Ligjin nr.9150, datë 30.10.2003.
Neni
47
Kuotizacionet
Këshilli Kombëtar përcakton kuotizacionin mujor për anëtarët në
fund të çdo viti për vitin pasardhës në vartësi të gjëndjes,
kërkesave dhe nevojave për të siguruar funksionimin normal të
Urdhrit në përputhje me funksionin e tij.
Shlyerja e kuotizacionit është e detyrueshme dhe kushtëzon
anëtarësinë në Urdhër. Për mos shlyerjen deri në 6 muaj të
kuotizacionit, anëtarit i hiqet e drejta individuale për
ushtrimin e profesionit.
Neni
48
Përdorimi i burimeve financiare
Burimet financiare të Urdhrit përdoren për:
a)
Paga, honorare, ndihma në rast fatkeqësie për anëtarët dhe
familjet e tyre, shpërblime pune dhe kontributin për sigurimet
shoqërore e shëndetësore të punonjësve.
b)
Shpenzimet operative (kancelari, transport, ndërlidhje, energji,
uje, dieta, dokumentime fotogtrafike, audio dhe videokaseta
etj).
c)
Shpenzimet per organizimin e veprimtarive shkencoro-profesionale
e kualifikuese (konferenca, simpoziume, sesione, seminare etj).
d)
Shpenzimet për botime me karakter shkencor dhe informativ për
nevoja te anëtarëve të Urdhrit.
e)
Investim e blerje mjetesh, pajisjesh pune për nevojat e
veprimtarisë së Urdhrit.
f)
Shpenzimet për pritje e përcjellje delegacionesh e specialistësh
nga organizma të ndryshme ndërkombëtare dhe vende të
huaja.
g)
Shpenzimet për ceremeni të ndryshme përkujtimore për figura të
shquara të farmaceutikës sonë dhe të huaj.
Neni
49
Shpërblimet financiare
Mbledhjet dhe veprimtaritë e ndryshme të këshillave të Urdhrit,
të Komisioneve si dhe aktivizimi i ekspertëve për
konsulta, hartim projektesh dhe materialesh të rëndësishme, për
grupe pune dhe shërbime të tjera në funksion të Urdhrit të
Farmacistëve të Shqiperisë shpërblehen sipas tarifave të
miratuara nga Këshilli Kombëtar.
KREU
I KATËRT
Dispozita Përfundimtare
Neni
50
Emërtimi
Emri
i organizmit është “ URDHRI I FARMACISTËVE TE SHQIPËRISE”.
Neni
51
Stema
dhe vula
Urdhri i Farmacistëve të Shqipërise ka stemën dhe vulën e tij
(Këshilli Kombëtar dhe Këshillat Rajonale)
Neni
52
Rezidenca
Rezidenca e Këshillit Kombëtar është në Tiranë.
Neni
53
Llogaria bankare
UFSH-ja mban llogari bankare në lek dhe valutë të huaj.
Neni
54
Organi Periodik
UFSH-ja boton organin e tij periodik: “FARMACISTI“.