 |
|
Berati
- historia
Fletet e Verdha -
Berat - ne Flete te Verdha |
|

|
Berati është një
ndër qytetet e rrallë, i cili i takon agimit të njerëzimit.
Një kohë, kur ujrat rridhnin të pakontrolluara dhe shkatërruese, në këtë
zonë u krijua një masiv shkëmbi, i zbuluar nga natyra në sajë të këtij
lumi, i cili duket të jetë vënë posaçërisht për të mirëpritur një qytet
ku jeta filloi të organizohej për më shumë se 2400 vjetë.
Ky qytet, rezultat i fantazisë së rafinuar, tërhoqi poetët të
shkruajnë dhe piktorët të pikturojnë.
Qytetet si Berati kanë një gjenezë jo të thjeshtë. Periudha e
para-qytetërimit zgjati gati dymijë vjet. Zbulimi në muret e kështjellës,
i dy çekiçëve prej guri dhe mbetjeve metalike (përbërë prej bakri dhe
bronzi), që i përkasin fillimit të periudhës së bronzit (dymijë vjet
para Krishtit) e provojnë këtë.Zbulimet e mëvonshme të shumë pjesëve
prej qeramike, tregojnë shtimin e ngulimeve të bëra në këtë qendër,
derisa në shekullin e IV para Krishtit vendi u transformua në një
kështjellë në kodër djathtas lumit Osum, e cila shënoi origjinën e
qytetit. Kështjella me bazamente ilire, u ruajt në shekuj dhe në shekujt
VI, XIII, XV e XIX iu bënë modifikime. Si i tillë ajo nuk është vëtëm
një ndër kështjellat më të mëdha të banuara, por edhe një arkiv gurësh,
i cili ofron një varietet stilesh e kontributesh të epakave të ndryshme,
si asaj Romane, Bizantine, Shqiptare e Otomane. |
Gjithmonë së njejtës periudhë (shekulli IV para Krishtit) i përket edhe
një tjetër kështjellë ajo e Goricës, e pozicionuar në kodrën përballë,
krijon një fortifikim dopio në të dy anët, të cilat zbresin drejt lumit.
Rezultat e këtij fortifikimi nuk ka qenë vetëm mundësia për të dominuar
zonën, por edhe për efekt dekorativ për pamjen: kodrat ngjajnë si mbret
me kurorat mbi koka, të fomuara nga kështjellat e bardha.
Historia duhet të ketë përqendruar këtu drama dhe tragjedi. Duke qenë
një nga qytetet më të rëndësishëm të mbretërisë Ilire, u banua nga një
tribu e madhe: Dasaretët. Gjatë luftrave Iliro-Romake dhe
Maqedonase-Romake qyteti u mor një herë nga maqedonasit e një herë
tjetër nga Ilirët. Është interesante të dihet se në Berat u lind Tolomeo
Lagosi, i biri i Filipit të Maqedonisë dhe themeluesi i dinastisë
Tolomene në Egjipt, e cila filloi pas vdekjes së Aleksandrit të Madh dhe
që vjen deri në vdekjen e Kleopatrës.
Në vitin 200 pas Krishtit qyteti u dominua nga romakët. Qyteti i
fortifikuar dhe i quajtur Antipatrea nga Polibio në vitin 216 para
Krishtit. Me të njejtin emër e quan më vonë Tito Livio, që e përshkruan
si qytet i madh e i fuqishëm i fiksuar në një qafë të ngushtë shkëmbore.
Livio tregon edhe për ligësinë e konsullit romak, i cili u përgjigjej
qytetarëve të cilët nuk i përuleshin me egërsi, «…vrau të gjithë nga
gjashtëmbëdhjetë vjeç e lart, lejoi që ushtria të vidhte, të shkatëronte
muret e t’i vinte hekurat dhe zjarrin qytetit».
Për sa i përket emrit të qytetit ekziston edhe një tjetër hipotezë:
emërtimi i qytetit antik me emrin Bargul. Ky emër përmendet edhe nga
Tito Livio kur flet për traktatin Romako-Maqedonas të vitit 205 para
Krishtit, nënshkruar në qytetin e Dimalit. Ky emër, i cili në gjuhën
Ilire do të thotë i bardhë, mbahet më vonë në traditën bizantine dhe
sllave, ndërsa emri tjetër, Antipatrea, u përmend nga Dasaretët, që sot
është zona midis Korçës dhe Pogradecit.
Romakët e quajtën qytetin edhe Albanorum Oppidum (Fortesa e
shqiptarëve). Në vitin 148 para Krishtit qyteti u përfshi në provincën
romake të Maqedonisë, ndërsa gjatë Dioklezianos (shekulli II pas
Krishtit) në provincën e Epirit të Ri. Emri Pulcheriopolis u shfaq në
shekullin e V, nga emri i motrës së perandorit të Lindjes Teodosio II i
riu. Ky emër, Pulcheria, që do të thoshte i bukur, i fortë, i pasur, i
ndritshëm, iu dha qytetit jo pa qellim : qyteti po bëhej në fakt një
kryeqëndër dhe shfaqte një nivel të lartë kulturor, dhe dëshmi siç janë
kodet e famshëm të Beratit, të cilat i përkasin kësaj periudhe.
Me kalimin në Mesjetë, fillon një periudhë e errët edhe për Beratin.
Qytete të tjera të vogla shqiptare zhduken. Berati mbeti vetëm një
hapësirë e gjerë : fusha para dhe malet pas. Qyteti mbijetoi vetëm falë
rrjetit rrugor të Shqipërisë së Mesme rreth Beratit, por edhe për
pozicionin gjeografik, sepse është pika në të cilën bashkohet fusha me
malet, pozicion i cili siguron agrikulturë dhe blegtori. Megjithë
kushtet e mbylljes së ekonomisë, Berati vazhdoi të zhvillohej, dhe
filluan të shfaqen raportet e tipit feudal.
Në vitin 860 në Berat filloi i pari invazion bullgar, i cili zgjati
deri më 927, kur u kthye dominimi bizantin, i cili vazhdoi deri në fund
të vitit 969. Pas kësaj filloi menjëherë invazioni i dytë bullgar, i
cili u largua përfundimisht në vitin 1018. Invazioni bullgar, në fazën e
dytë, e pagëzoi Beratin me emrin Belgrad, fortesa e bardhë. Përveç këtij
transformimi të emrit, qyteti nuk pësoi të tjera transformime nga ana e
bullgarëve.
Pas rënies së mbretërisë bullgare (1018) qyteti luajti rolin e një
qendre të rëndësishme. Fakt u bë edhe letra e viteve 1096-1105 e
Theofilakt i Ohrit një ndër dijetarët më të përmendur të kohës, në të
cilën e përshkruan peshkopin e Beratit si «një njeri tek i cili shkëlqen
dituria».
Me rënien e perandorisë bizantine, Berati u bë një prej qendrave
kryesore të autoriteteve religjioze të Epirit. U bë rezidenca e Mikele I
Angelo Komneno zotëri i Dioqezës së Epirit. Në hyrje të kështjellës, në
portën jugore, gjendet një monogramë e përbërë prej gurësh, një kryq e
katër gërma ku shkruhet M.H.L.K., i cili është emri i dhespotit, M. (i)
H. (a) L. K. (Omneni). Kjo rrënjë e familjes së madhe bizantine të
Angelo Komneni merr fund në vitin 1216 por, pasardhësit e tij do të
mbajnë këtë emër edhe për gjysëm shekulli.
Për perandorin bizantin, Berati ishte kaq i rëndësishëm, saqë
tërhoqi menjëherë vëmendjen e Anxholinëve në vitin 1271. Disfata e
Anxholinëve, të cilët kishin zaptuar qytetin për gati dhjetë muaj, u
festua me gëzim të madh si në Berat,ashtu edhe në Kostandinopojë.
Ngritja e Kishës së Shën Mërisë së Vllahernës, brenda Kështjellës së
Beratit (një emër që të kujton pallatin perandorak të Kostandinopolit)
lidhet me këtë fakt. Data e krijimit të kishës mban, në fakt, të njejtën
periudhë. Në kodet antikë të Beratit, të vitit 1280, gjenden të parat
lajme mbi daljen e qytetit jashtë mureve të kështjellës. Nga këto tekste
evidentohet që ndërtime të reja filluan edhe jashtë edhe jashtë mureve.
Rëndësia e madhe e Beratit ndihet edhe në fillim të shekullit XIV
(1302-1320) kur qeveritarët e Beratitmorën detyra të rëndësishme nga
Bizanti; një prej tyre ishte kunati i Perandorit. Në atë kohë në Berat
manifestohen shenjat e para të një revolte popullore dhe një tendencë
për autonomi nga ana e latifondistëvë shqiptarë.
Revolta shpërtheu në vitin 1336 dhe, dhe revolta përfshiu edhe
Beratin. Për të ulur revoltën popullore erdhi në Berat vetë Perandori.
Në të njejtën periudhë afrohet fundi i erës bizantine. Në vitin
1345-1346 Perandoria Bizantine zhduket përfundimisht nga skena politike
shqiptare. Filloi dominimi i mbretit serb Stefan Dushan, Berati u vu nën
mbikqyrjen e tij dhe u quajt Belgrad, edhe pse më vonë u kthye nën
dominimin e Muzakajve, një ndër familjhet më të fuqushme shqiptare.
Në vitin 1417 Berati u mor nga turqit. Heroi kombëtar Gjergj
Kastriot Skënderbeu, mori në konsideratë rëndësinë e qytetit, e rrethoi
në korrik të 1455, por ardhja e papritur e 40.000 kalorësve turq
shkaktoi një humbje të rëndë. Gati të gjithë ushtarët italianë, të cilët
ishin vënë në dispozicion prej Alfonsit të V të Aragonës për t’i dhënë
ndihmë Skënderbeut nën komandën e Raimondo Orsatës, mbetën të vrarë
poshtë mureve të kalasë.
Sipas regjistrit turk të vitit 1431, në Kalanë e Beratit ndodheshin
227 familje, me një total prej rreth 1500 banorë. Në shekullin XVI
Berati mori zhvillim paralelisht me rritjen e Perandorisë Otomane.
Ndërtime të reja u bënë jashtë mureve të kalasë, në momentin e parë jug
e jug-lindje, dhe më pas përgjatë anës së djathtë të lumit Osum, dhe, më
në fund, përtej lumit, në anën jugore të kodrës së Goricës. Në fund të
shekullit mund të numëroheshin 1019 shtëpi, me një total prej rreth 7000
– 8000 banorësh. Një zhvillim të madh mori artizanati, i cili dëshmohet
nga lindja, bashkëpunimi dhe tregu i lulëzuar.
Gjatë invazionit otoman Berati mbetet një nga qytetet më të mëdha të
Shqipërisë. Në fillim u bë kryeqendra e provincës, në shekullin XVII,
qendër e dominimit të Pashallëkut të Beratit, i cili më vonë i bashkohet
Pashallëkut të Janinës. Dominimi i Pashallëkut të Beratit u bë shumë i
rëndësishëm nën Ahmet Kurt Pashain.
Deri në fillim të shekullit të XX qyteti kishte një infrastrukturë
të mirë. Ishte, në fakt, një nyje lidhëse drejt Lindjes, për
Kostandinopolin, por edhe drejt Jugut, për Janinën, e prej andej, për
gjithë Greqinë.
Edhe Deti Adriatik u përdor si rrugë komunikimi e lejonte hapjen e
rrugëve që lidhnin Beratin me qytetet e tjera; më e njohura ishte «Rruga
e detit», e cila të çonte në Vlorë, dhe ajo në drejtim të Veriut, që
bashkohej me lumin Shkumbin me rrugën Egnatia dhe përfundonte në Durrës.
Ka hipoteza se emri Berat rrjedh nga një variant shqiptar i quajtur
Belgrad, por ekziston edhe një tjetër supozim sipastë cilin emri
spjegohet nëpërmjet një dekreti (Berat), i cili në turqisht do të thotë
imunitet, privilegj. Ky dekret i sulltanit Mehmet II Fatihu, nuk e
trajtonte Beratin me autoritet dhe nuk i lojonte qytetarët të
largoheshin, nuk njihte lirinë për të punuar, as dhe të drejtën për të
mbajtur kostumet dhe zakonet e tyre.
Kalaja
Eshtë monumenti më antik, me një sipërfaqe 9.6 ha, i cili ngrihet në
një kodër prej 187 m, e ribërë nga Mëhilli I Engjëll Komneno e pastaj,
në vitin 400 , nga venecianët, ndodhet në pjesën e sipërme të qytetit
dhe ka mure të larta rrethues të ndara nga 24 kulla të formave dhe
dimensioneve të ndryshme, të ndërtuara në periudha të ndryshme. Eshtë
ndërtuar me gurë gjigandë në formë katrori. Në periudhën bizantine
kështjella ndodhej në listën e fortifikimeve të Justinianit., muri
rrethues rrethon kodrën, e cila dominon qytetin aktual të Beratit dhe ka
formën e një shigjete drejtuar nga veriu, në fakt, më parë formonte një
zinxhir me kodrën përballë Goricës, e cila është 6 m më e lartë.
Lumi që kish formuar, në këtë pikë, një liqen dhe shumë larg një kaskatë
gërrehu pak nga pak shkëmbin duke formuar një grykë të ngushtë. Për këtë
motiv shpati i kësaj ane është shumë i pjerrët e shkëmbor, dhe plot
shkëmbenj, që vështrojnë drejt qiellit.
Në pjesën e veriore në të cilën ndodhet porta kryesore, ka qënë
ndërtuar një oborr i fortifikuar mirë, që është një nga ndërtimet e para
të këtij lloji të realizuar në mesjetë me qëllim devijimin e sulmeve
direkte.
Në pjesën jug-lindore gjendet një çisternë uji e ndërtuar
mjeshtërisht, që ishte në gjendje të mbante ujë të freskët. Për të
siguruar ujin në mesjetën e vonë, në pjesën jugore u ndërtua një tynel
guri nëpërmjet të cilit bëhej transportimi i ujit nga lumi në kështjellë..
Në pjesën më të lartë të kështjellës ndodhet gjithashtu një akropol
i rrethuar nga mure, brënda së cilës gjënden mbetjet e një garnizoni
ushtarak, mbetjet e sarajeve të pashait dhe të Xhamisë së Bardhë në
periudhën otomane.
Kështjella i ka qëndruar besnike planimetrisë së saj të shekullit IV
para Krishtit. Hera – herës , sipas teknikave të përdorura, kështjella u
përshtat, e kjo mund të vihet re në kullat e predispozuara për topa dhe
në frengjitë për pushkët, që shfaqen në periudhën e pashallëqëve të
mëdha shqiptare, të shekullit XVIII-XIX.Topat gjenden akoma edhe sot
përgjatë mureve të kështjellës.
Vende të tjera për të parë dhe për të vizituar
Disa kapitele dhe kolona dëshmojnë egzistencën e kishave
paleokristiane në Berat në shekullin IV-VI , për shembull bazamenti i
kishës Shën Todri dhe një kolonë e vendosur kundrejt dritares së absidës.
Gërmimet dëshmojnë që kisha e shekullit të XVI – XVIII janë ndërtuar
sipër themeleve më antike. Ndërmjet ndërtimeve më të rëndësishme midis
shekullit VII-XV janë tre kisha bizantine të konservuara mirë: Shën
Maria e Vllahernës dhe Shën Triadha, në brendësi të qytetit të vjetër të
fortifikuar, në anën jugore të kalasë gjendet Shën Mëhilli, ndërtuar mbi
një shkëmb të thepisur jashtë mureve.
Kishat në Berat janë perla të arkitekturës mesjetare. Qyteti ka qënë një
qëndër e rëndësishme kishtare. Ka një numër të madh kishash (42) të
ndërtuara në brendësi të kështjellës. Këtu u gjend edhe një vepër tjetër
e rrallë, Epitafi i Gllavenicës, (Foto) një vepër e famshme e artit të
shekullit 1373, një qëndisje në ar, argjend e mëndafsh, në të cilën, me
një finesë dhe plasticitet të papërsëritshëm shikohet Krishti i vdekur,
me kurorën me gjëmba e rrethuar nga shkrime në greqisht.
Kishat e Beratit, të pasura me afreske të periudhës bizantine e post
– bizantine, përmbajnë vepra të autorve të ndryshëm, duke u nisur nga të
panjohurit e shekullit XII-XIV deri tek mjeshtrit e mëdhenj të shekullit
XV si Onufri dhe i biri Nikolla .
Nga ndërtime të kultit musliman dy prej tyre gjenden në brendësi të
kështjellës: Xhamia e Kuqe(shekulli XIV) dhe Xhamia e Bardhë(shekulli XV).
Xhamia më e bukur është Xhamia e Plumbit (shekulli XVI) ndërtuar nga
Uzgurliu, anëtar i familjes Skuraj në Berat, një familje e fuqishme dhe
feudale. Kjo Xhami është më e madhja i këtij lloji në Shqipëri. Në 1827
u ndërtua me një mjeshtëri të rrallë Xhamia e Beqarit, që harmonizohet
më së miri me lagjen Mangalem, që duket si shigjeta e një peshoreje që
mban ekulibrin e një kompleksi xhamash të një dritareje të madhe të
lagjes. Xhamia Mbret (Xhamia e Bajazitit) nga ndërtimi antik i së cilës
nuk ngelet tjetër veç bazamenti i minaresë, u rindërtua në fund të
shekullit XVIII dhe fillim të shekullit XIX. Aktualishtpërbëhet nga
Minareja, salla e lutjeve që ka një tavan elegant në dru të dekoruar dhe
hyrjen . Kjo Xhami ndodhet në qëndër të qytetit në formën e një trupi
unik me ndërtesa të tjera kulti si Teqea e Helvetive dhe ajo e Shën
Qerimit. Xhamia përbënte në mesjetë elementin kryesor të një bashkësie
vendesh kulti.
Berati numëronte disa Teqe që shërbenin për të përhapur doktrinat
mistike të predikuesve të ndryshëm të ardhur nga lindja në shërbim të
pushtuesve musulmanë. Në mesin e shekullit të XVII në Berat egzistonin 3
Teqe, aktualisht egziston vetëm e para, e quajtur Teqeja e Helvetiveqë
ishte në formë tetëkëndore dhe që kishte 40 dhoma për dervishët, që
aktualisht egziston vetëm një e fundit që ruan emërtimin antik të
Helvetëve. Teqeja e Helevetëve është një tjetër vepër e një cilësie të
lartë (mesi i shekulli të XVIII). Ajo është ndërtuar në lindje të
Xhamisë Mbret. Eshtë një strukturë karakteristike e kultit islamik në
qëndër të së cilës është një sallë lutjesh, dhe jashtë një varrezë me
një portë me 6 harqe. Salla e lutjeve me planimetri katrore ka një tavan
me dekoracion të pasur.
Mangalemi dhe Gorica
Mangalemi dhe Gorica, janë dy lagje të qytetit të Beratit që
dallohen për harmoninë me terrenin në të cilën janë ndërtuar, duke
shfrytëzuar mjeshtërisht gjuhën arkitektonike. Këto lagje së bashku me
kështjellën, akoma të banuara, përbëjnë tre komplekset më karakteristike
të qytetit.
Kompleksi i lagjes « Mangalem » është gur i çmuar në artin e
ndërtimeve, në të cilën kompozimi harmonik i shtëpive ka arritur një
nivel të lartë. Ka formën e një piramide elegante që imiton siluetën e
kodrës, në majën e së cilës është ngritur kështjella. Ky kompozim, kaq i
madh në volum aq sa delikat në kompozimin e saj, karakterizohet nga një
transparencë intesive për shkak të numrit të madh të dritareve, nga e
cila merr emrin «qyteti i një mijë e një dritareve». Vizitorit i
tërheqin vëmendjen rrugicat, të cilat edhe pse janë të «fshehura» kanë
një bukuri të jashtëzakonshme. Shumë intime, me errësirën e tyre këto
rrugica duket sikur sfumojnë godinat e lagjes. Rrugica si këto nuk mund
të harrohen me lehtësi.
Gorica
Gorica është lagjja përballë Mangalemit që nuk shikon kurrë diellin
gjatë dimrit. Lagjet e tjera të qytetit janë në pjesën e djathtë të
lumit Osum, ose përeth kodrave, konfiguracion, i cili i jep qytetit
pamjen e një amfiteatri.
Ura e Goricës
Ura prej druri, e cila më vonë në shekullin XVIII u zëvendësua nga
ajo prej guri, u ndërtua më 1780 nga Ahmet Kurt Pashai dhe u rindërtua
më vonë në vitet 1920-1930. Eshtë e gjatë 129.3 m, e gjerë 5.3 m dhe me
largësi harqesh prej 9 deri më 16.7 m. Ngrihet 10 m mbi nivelin e lumit
dhe është një urë e bukur e përbërë nga shtatë harqe. Në brendësi të
shtyllës së parë, deri në kohën e rikonstruksionit, ekzistonte një
zgavër, një kamare e madhe e mbyllur me zgarrë hekuri, në të cilën,
sipas legjendës, duhej që një vajzë të qendronte e mbyllur, e destinuar
me vdekje nga uria si sakrificë për të qetësuar shpirtrat, të cilët
kundërshtonin ndërtimin e urës. Në një tjetër shtyllë, gjatë restaurimit,
u gjend një skulpturë prej druri, e cila përfaqësonte kokën e një gruaje.
|
|
|
|
| |
 |
| |
|
 |
| |
|
|
|
|
| |
Trademark dhe Patenta
Albania te Fletet e Verdha
Ketu do te gjeni mbi
10000 Trademark e 2000 Patentat e regjistruara te Drejtoria e Markave e
patentave ne Shqiperi...
Search Marka e Patenta |
|

EuroPages Products
- Euro pages e Fletet e Verdha
Kerkon nje kompani ne
Europe : web site Europages |
|