|
Qyteti i Durresit ka emblemen e
tij, e cila eshte zberthyer ne flamur, ne vule e medialon. U be i
mundur mbas shpalljes se konkursit per emblemen e qytetit, hapur nen
kujdesin e Drejtorise se Muzeut. Mbas konkursit dhe debatit shkencor
me pjesmarrjen e autoriteteve lokale, intelektualeve, forcave
krijuese artistike e arkiteteve, fitoi maketi i paraqitur nga
piktori Nikolet Vasia dhe nga konsulenti historian Sali Hidri.
Medalioni me stemen e Bashkise, u realizua ne Monopoli te Italise.
Stema e Bashkise u miratua me Vendim te Keshillit Bashkiak Nr 41 dt
05.06.1995. Ajo paraqet tre momente te rendesishme te zhvillimit
historik te qytetit, dhene nepermjet simboleve: Anija Liburne, Muri
Rrethues i kohes se Perandor Anastasit I (491-518) dhe Luani i
stemes se Karl Topise qe i dha pavaresi politike qytetit te Durresit.
Qyteti nga viti në vit ka ardhur duke u
zgjeruar. Pamja urbanistike e arkitekturore e tij ruan gjurmët e
kohës. Karakteristikë nga qyteti modern mbetet “Rruga Tregtare” e
projektuar, hapur fillimisht, në vitin 1927, pas rënies së tërmetit
të vitit 1926. Dallohet për ndërtesat e stilit të arkitekturës
italiane të fillimit të shek.XX. Sot qyteti ka rrugë , sheshe,
shëtitore, lungo mare, krahas ndërtesave të banimit e ambienteve
argëtuese e shlodhëse në funksion të turizmit .
VESHTRIMI HISTORIK
Durresi mund te krahasohet me qytetet me te medhenj te Mesdheut
antik dhe Mesdhetar.
Qyteti Epidamn Dyrak u ndertua nga Iliret Taulane, dallendyshasit ne
shekuj XIII-XI p.K
Banoret e pare te Dyrrahut, para ilireve te quajtur protoiler,
pellazge, ngriten ne rrethinat e ketij qyteti, vendbanimet e para
prehistorike. Ne kushtet e nje klime mesdhetare, zona me e
pershtateshme per banim ishte ajo e lumit Erzen (Ululeus) si dhe
Ultesira Perendimore perreth saj. Ne bregdetin e Gjirit te Durresit
u vendos qendra e pare apo limani me emrin Dyrrah. Sipas autoreve
antik, ky qytet u themelua nga dy mbreter me origjine ilire te
quajtur Dyrah dhe Epidamn.
Mbreti Epidamn, ndertoi pjesen e fortifikuar te qytetit ne juglindje
te Malit te Durresit, kurse nipi i tij Dyrrak, ndertoi Portin qe per
shume e shume shekuj mban emrin e tij. Nga keto dy emra mbijetoi
deri ne ditet tona, emri Dyrrah-Durresi, per vete rolin e tij si
liman-Port. Emri i vertet i mbretit vendas Dyrrah, indentifikohej
dhe me konfiguracionin gadishullor te relievit, duke shprehur qenien
e dy shpateve (dy rrahe), qe duken kur hyn ne Gjirin e Durresit.
Qyteti u zhvillua me shpejtesi per te mundesuar zevendesimin e rolit
te Troies, duke u bere pika me e pershtateshme nderlidhese midis
Pelegi-Europe dhe Hesperise te populluar nga Tuske e Dardane.
Ne shekujt X-VIII p.K u krijua Federata Taulane: Shtete me
Kryeqender Dyrrahun.
Ne shekujt VII-III p.K Federata Taulane e shendrroi Taulanine ne
shtetin kryesor Ilire te Ultesires Perendimore Panadriatike, duke e
bere kryeqendren Dyrrah, qytet me zhvillim te gjithanshem "Dere e
dritare" te Europes.
Ne shekujt II p.K deri X era e re , Europa Perendimore njihej me
emrin Durres, qe ishte Shtet i Pavarur brenda Perandorise
Romake-Bizantine.
Gjate periudhes Bizantine vazhdoi te mbetej qyteti me i rendesishem
ne brigjet perendimore te Gadishullit te Ballkanit. Ai ishte
kryeqendra e Provinces "Epiri i Ri", ku perfshiheshin krahinat nga
lumi Mat deri tek lumi Vjosa.
Ne kohen e Perandorit te Anastasit I (491-519) dhe Justianani I
(527-565), qyteti pesoi transformime te ndjeshme ne strukturen
urbane duke marre tiparet e nje qyteti tipik bizantino-kristian.
Ne shekujt VIII u formua ne Durres, Njesia Administrative "Ahrondia
e Dyrrahut", forme vetqeverisje e qytetit me krahinat perreth. Ne
vitet e para te shek. IX u themelua "Thema e Dyrrahut", qe kishte
per qellim mbrojtjen nga rreziku i sulmeve te Arabeve dhe Frengeve
si dhe per te perballuar presionet tregtare te Venedikut. Kjo njesi
ushtarake-administrative, perfshinte trojet nga Tivari ne veri e
deri ne Gjirin e Vlores ne jug, ndersa ne lindje kufizohej me lumin
Drin.
Me Durresin, si kryeqender te saj, u krijua dhe u perhap Qyteterimi
Mesjetar, kultura arbnore, u kalua ne sistemin feudal dhe ne
krijimin gradual te nje shtrese fisnikesh te rinj. Gjithe ky proces,
coi nga formalizimi deri tek shkeputja e plote e lidhjeve te zones
Durres nga Bizanti.
Ne shek. XI-XV, Shteti Shqipetar njihet me emrin Shteti i Arberit.
Ky shtet, kulmin e tij e arriti ne periudhen e mbreterimit te Gjergj
Kastriotit. Sipas kronikeve Osman te shek. XVI, Durresi apo sic e
cilesojne ata "Kostandinopoja e Dyte", u pushtua nga turqit me 13
Gusht 1501. Pushtimi Osman pati pasoja te renda per Durresin. Qyteti
me i madh dhe hijerende, u shendrrua ne nje qyteze me 100-120 shtepi,
duke mbetur i tille per nje periudhe relativisht te gjate. Vetem ne
shek XVII, qyteti filloi te rimare veten duke u bere qender e
tregetise tranzite dhe skela kryesore e Shqiperise se Mesme.
Ne reformen administrative te vitit 1888, Durresi ishte Sanxhak i
vilajetit te Shkodres. Ne fillim te vitit 1912 qyteti me rreth 4700
banore, ishte nyje kryesore nderlidhjeje midis qendrave te levizjes
kombetare.
Me 21 Nentor 1912, ne Portin e Durresit, zbriten nje grup patriotesh
te kryesuar nga atdhetari I.Qemali, te cilet vinin me misionin
historik qe te shpallnin mevetesine e shtetit Shqiptar dhe me 26
Nentor ne Durres ngrihet flamuri i Pavaresise.
Sundimit turk i kishte ardhur fundi, por duket se qytetin e lakmonin
invazione te tjera: pushtimi serbe(1913), ai austro-hungareze (1916)
dhe pushtimi italian (1918).
Gjate viteve te monarkise shqiptare (1924-1939) Durresi fitoi nje
frymarrje te re dhe qytetaria fisnike durrsake e beri qytetin e vet
model te zhvillimit ekonomik kapitalist. Me 7 Prill 1939 qyteti dhe
rrethinat e tij u pushtuan nga trupat e ushtrise italiane dhe
gjermane dhe me 14 Nentor 1944, Durresi u clirua.
Periudhes se sistemit socialist (1945-1990), i perkasin investimet
ne disa dege te industrise, kolektivizimi i bujqesise, masivizimi i
arsimit, ngritja e nje seri objektesh social kulturore etjer. Ne
fillim te viteve '90 zune fill normat e para te sistemit demokratik
me shume probleme per fazen e tranzicionit, por me perspektive per
te ardhmen.
Sistemi i ri dhe reformat ekonomike qe u zbatuan ne Shqiperi dhe ne
Durres pas vitit 1990, sollen transformime te ndjeshme ne jeten
ekonomike.
Ne rrethin e Durresit jane aktualisht ne aktivitet 3511 subjekte
ekonomike, midis te cilave 64 shoqeri te perbashketa (Filanto,
Floryhen, Trumph, Eurotech), etjer qe merren me rieksportin e
konfeksioneve te kepuceve, peshkut etjer.
Ne Durres operojne aktualisht 9 banka, pjesa me e madhe e te cilave
jane te huaja.
Porti i Durresit, eshte nje nga portet me te vjetra te Europes ne
detin Adriatik dhe nje nga kryeurat ballkanike te komunikimit te
perendimit me lindjen dhe anasjelltas. Ai eshte percaktuar si nje
pike hyrje per Korridorin e 8-te te transportit qe fillon nga
Shqiperia, kalon nepermjet Maqedonise dhe Bullgarise per te mbrritur
ne portin e Varnas dhe Burgasit ne Detin e Zi. Objektivi kryesor i
projektit eshte krijimi i nje transporti te sigurt, sipas
standarteve te projektimit europian dhe nderkombetare.
Gjithashtu eshte porti me i madh i vendit, i cili mbulon rreth 85%
te import-eksporteve shqiptare te mallrave dhe me i rendesishem ne
transportin detar te udhetareve.
Porti i Durresit ka nje siperfaqe te pergjithshme prej 1.4 km2 dhe
nje akuatorium prej 0.67 km2. Kanali i hyrjes eshte 9.5m i thelle,
40 ml i gjere dhe 1.2 milje i gjate. Ne port funksionojne 11 kalata
operues nga 6.60 -11m te thella me nje gjatesi rreth 2.200m.
Siperfaqja totale per depozitimin e mallrave eshte 270.000m2 nga te
cilat 27.000m2 jane te mbuluara.
Ne portin e Durresit ngarkohen dhe shkarkohen te gjitha llojet e
mallrave minerale, karburante, cimento dhe artikuj te kategorive te
ndryshme.
Ne port gjendet dhe terminali i trageteve, i cili ka ne dispozicion
nje kalate me gjatesi 186ml dhe zhytje qe varion nga 7.40-7.90 ml.
Ne kete terminal, gjate vitit 2002, u perpunuan 1.683 tragete me
600.500 pasagjere, 138.000 automjete dhe 368.000 ton mallra.
Terminali i konteniereve eshte ne fazen ndertimore. Pervec kalates
dhe sheshit qe ka ne dispozicion, ne ndihme te terminalit te
konteniereve ne portin e Durresit ndodhen edhe nje sere pajisjesh qe
ndihmojne ne ngarkim-shkarkimin e tyre.
Aktualisht ne portin e Durresit jane futur ne perdorim fondet e
Bankes Boterore prej 23 milion USD, Programi PHARE me 11 milion USD,
TDA me 1.9 milion USD investime keto qe kane si destinacion
rehabilitimin e kalatave, shtrimin e shesheve, blerjen e
elektrovincave dhe makinerive per perpunimin e konteinereve etjer.
Porti i Durresit ka perfituar gjithashtu nje kredi prej 17 milion
Euro nga Banka Europiane e Zhvillimit. Projekti perfshin ndertimin e
teminalit te ri te trageteve dhe rikonstruksionin e tij ekzistues.
90% e vellimit te transportit detar ne Shqiperi kryhet nepermjet
Portit te Durresit dhe kapaciteti vjetor i perpunimit te mallrave
eshte rreth 3 miljon ton. Me krijimin e zones fiskale, kapaciteti i
Portit do te arrije ne 5 milion ton mallra te perpunuara ne vit.
Ne port funksionojne rreth 75 agjensi detare spedicionere, nga te
cilat 6 agjensi detare qe trajtojne 14 tragete udhetaresh dhe
automjetesh. Me e madhja eshte agjensia publike “Taulantja sh.a”.
Aktualisht, ne portin e Durresit eshte dyfishuar numri i trageteve
krahasuar me nje vit me pare. Cdo jave ne kete port akostohen rreth
40 tragete dhe katamarane qe lidhin Durresin me portet e tjera te
Mesdheut.
Durresi eshte nyje e te gjitha llojeve te transportit. Nese do t’i
referohemi shprehjes se vjeter qe ne kohen e Perandorise Romake se
“Te gjithe rruget te cojne ne Rome”, ne Shqiperi, do te ishte: “Te
gjithe rruget te cojne ne Durres”.
Durresi, qytet 3000-vjecar ne zemer te Europes. Ne qender te tij
ndodhet Amfiteatri me 20.000 vende, unik ne te gjithe Ballkanin.
Trashegimia arkeologjike e qytetit e ben te natyrshme qe cdo durrsak
te ndjehet krenar per qytetin e tij.
Durresi i cilesuar si Taverna e Adriatikut, mirepret ne kohet
moderne, turist dhe vizitor nga e gjithe bota. Tashme Durresi eshte
perfshire ne projekte te fuqishme te Bankes Boterore dhe Agjensive
te rendesishme Nderkombetare. Ai ka hyre ne nje faze te rendesishme
te zhvillimit ekonomik lokal.
Turizmi dhe vlerat arkeologjike, presin cdo turist dhe vizitor per
te shijuar bukurite natyrore dhe per te prekur dhe pare nga afer
lashtesine.
Zhvillimi ekonomik dhe interesi i madh per te sjelle ne Durres
eksperiencat me te mira te vendeve te zhvilluara, i ofrojne
investitoreve dhe biznesmeneve mundesi dhe terren per te arritur
sukses ne aktivitetet e tyre. Mjedisi shume i favorshem, mundeson
krijimin e zonave industriale, krijimin e plazheve elitare ne zona
te virgjera, studime e master plane, zbulime arkeologjike, ndertime
te rrugeve te reja dhe permiresimin e infrastruktures. Politikat
ekonomike financiare lokale, lehtesojne investitoret ne sipermarrjet
e tyre.
Nisur nga keto:
Vizioni i strategjise se Bashkise per zhvillimin e qytetit te
Durresit eshte: “Nyje kryesore e vendit per transportin detar,
rrugor, hekurudhor, zona me e rendesishme e vendit ne fushen e
turizmit masiv dhe ate elitar, qe ofron histori dhe arkeologji unike,
qender kryesore per tregetine me jashte dhe industrine eksportuese,
qytet i bankave dhe i shoqerive te sigurimit, me nje komunitet qe
gezon nje cilesi jete te avancuar”. |
|
|
| |
 |
| |
|
 |
| |
|
|
|
|
| |
Trademark dhe Patenta
Albania te Fletet e Verdha
Ketu do te gjeni mbi
10000 Trademark e 2000 Patentat e regjistruara te Drejtoria e Markave e
patentave ne Shqiperi...
Search Marka e Patenta |
|

EuroPages Products
- Euro pages e Fletet e Verdha
Kerkon nje kompani ne
Europe : web site Europages |
|