| Kerko me Emer | Argumentet sipas alfabetit | Regjistrohu | Maps Albania | Njerez |  

Albanian |  English |  French | Espanol | Italian | Deutch

 

| Fletet e Verdha te Kosoves | Fletet e Verdha | Faqet e Verdha | Marka dhe Patenta |Webstore|

       

 

 

 
     
  Elbasani - historia    Fletet e Verdha - Elbasan - ne Flete te Verdha

 

Historiku i Elbasanit


Historia e trevave të Elbasanit e ka zanafillën e saj në shekullin e IIte p.k. me vendbanimet e hershme ilire. Në shekullin e IIte qyteti njihet me emrin “SKAMPA” e më vonë me emrin “SKAMPINI” në varësi administrative të Durrahut. Duke qënë i vendosur ne kryqezimin e rrugëve Veri – Jug dhe Lindje – Perendim, ai ka shërbyer si pikë e rëndësishme kalimi dhe si stacion i rëndësishëm, duke u përmendur si qëndër urbane, ushtarake e peshkopale. Pas bllokimit të rrugës Egnatia nga dyndjet e barbarëve, qyteti nuk përmendet më dhe njeh shkatërrimin e tij gjatë migrimit sllavo – bullgar diku nga shekulli VI - VII.

Gjatë pushtimit turk të Shqipërisë, pas disfatës që pësoi në rrethimin e dytë të Krujës, Sulltan Mehmeti IIte, në kthim e rindërtoi kalanë e vjetër, për ta patur si pikë mbështetje të mëvonshme. Në vitin 1466 qyteti mori emrin Elba-san.

Ai shpejt u zhvillua si qëndër e rëndësishme strategjike, administrative, ushtarake dhe ekonomike e Shqipërisë së mesme. Zejtaria dhe tregtia mori përsëri një zhvillim te dukshëm duke shtrirë lidhjet dhe ndikimin në tërë zonat përreth.

Urë e rrugës Egnatia

Një zhvillim të ndjeshëm mori arti postbizantin i përfaqësuar nga mjeshtri dhe piktori i madh Onufri i Neokastrës (Elbasanit), i cili krijoi një art kulminant ku spikat me forcë të vecantë gërshetimi i shkëlqyer i gjeniut me traditën vendase. Si vepra të tij, të trashëguara deri në ditët tona, janë afresket dhe ikonat e kishave të Shelcanit dhe të Valshit të mesit të shek. XVI. Vazhdues i veprës së Onufrit përmendet Kostandin Shpataraku.

Kalaja e Elbasanit

Një zhvillim të vrullshëm mori qyteti i Elbasanit në shek. XVII me krijimin, organizimin dhe funksionimin e 60 llojeve të zejeve në 45 Esnafe. Vlen të përmendet në këtë kohë “Kodiku i Esnafeve të Tabakëve”, 15 Maj 1658, i cili konsiderohet ndër më të vjetrit ne Ballkan.
Në dokumentacionin e kohës, dëshmohet se në mesin e shekullit të XVII, Elbasani kishte 2000 shtëpi, 900 dyqane, punoheshin lëkura, leshi, mëndafshi, metalet e sidomos argjendi.
Prodhimet e qytetit të Elbasanit gjenin treg shitje si brenda dhe jashte vendit. Këtë e dëshmon fakti që Turqia në dy ekspozita ndërkombëtare në Paris në vitin 1867 dhe në Cikago në vitin 1894 krahas artikujve të tjerë të artizanatit ekspozoi edhe pushkët, pistoletat dhe silahet e prodhimit shqiptar të Shkodrës, Elbasanit, Prizrenit, etj. E rëndësishme është se Elbasani shquhet për organizimin e panaireve. Panairi i parë është ai i vitit 1381 i pasuar me të tjerë në periudhat e mëvonshme.

Në këtë kohë Elbasani shquhet si qëndër e fuqishme arsimore dhe kulturore me përpjekjet që bënë Bugomili (anonimi i Elbasanit), Dhaskal Todri për përhapjen e gjuhës e të shkrimit shqip. Në epokën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare zë një vend të rëndësishëm Kostandin Kristoforidhi, autor i abetares shqipe, fjalorit gegërisht dhe toskërisht, i cili konsiderohet si babai i gjuhës shqipe. 

Në etapën e fundit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare vecojmë Elbasanin si perhapës i mendimit përparimtar arsimor e kulturor.
Pas shpalljes së Hyrijetit, Kushtetutës Xhonturke, u krijuan nje sërë shoqërish dhe klubesh nga patriotët elbasanas ku detyrë kryesore kishin përhapjen e gjuhës dhe shkrimit shqip.

Kostandin Kristoforidhi

Më 2 – 9 Shtator 1909 u thirr Kongresi i Elbasanit i cili ndër vendimet më kryesore ka qënë hapja e Shkolles Normale e cila u realizua me 1 Dhjetor 1909 dhe krijimin e Shoqërisë Përparimi e cila do te mbështeste financiarisht këtë shkolle. Kjo shkolle ka qënë e para shkollë e mesme e arsimit kombëtar Shqiptar.

Qyteti i Elbasani konsiderohet si një nga vatrat më të rëndësishme të luftës për liri dhe clirim kombëtar. Si pika kulmore përmendim aktin e shpalljes së pavaresisë së Elbasanit më 25 Nëntor 1912, si i pari qytet i Shqipërise, pjesmarrjen aktive në Luftën e Vlorës në vitin 1920, në lëvizjen demokratike antifeudale të vitit 1921 – 1924, si dhe në luftën e Dyte Botërore.

Gjatë periudhës 1924 – 1939 qyteti i Elbasanit arriti një zhvillim të ndjeshëm në disa drejtime si p.sh. në infrastrukturë kryesisht me ndërtimin e rrugëve që lidhnin Elbasanin me Tiranën, Durrësin, Korcën, Gramshin, Dibrën, etj, ndërtimin e ujësjellësit të qytetit dhe ndërtimin e centralit elektrik.

Aqif Pashë Elbasani

Gjatë kësaj periudhe mori zhvillim edhe ekonomia, me ngritjen e disa objekteve si: fabrika e alkoolit, duhan cigareve, vaj sapunit duke vazhduar punën artizanale tradicionale. Në këtë kohë kemi ngritjen e degëve të bankave Shqiptare dhe të huaja të cilat nxisnin prodhimin bujqësor e industrial të Elbasanit.Në vitin 1945 u vendos diktatura e proletariatit, regjimi komunuist dhe qyteti vuajti për 45 vjet nga represioni që donte ta privonte nga prirjet e tij demokratike dhe kulturore.
U persekutuan personalitetet më të spikatura të qytetit të Elbasanit. U vu dorë mbi institucionet e kultit duke i transformuar sipas “ideologjise së re . Megjithatë qytetarët e Elbasanit morën pjesë aktive në proceset demokratike të vitit 1990. Personalitetet më të spikatura të këtij shekulli për qytetin e Elbasanit janë: Aqif Pashë Elbasani, Aleksandër Xhuvani, Lef Nosi, Ahmet Dakli, Et’hem Haxhiademi, etj.

 

 
 

 

 
 

Trademark dhe Patenta Albania te Fletet e Verdha

Ketu do te gjeni mbi 10000 Trademark e 2000 Patentat e regjistruara te Drejtoria e Markave e patentave ne Shqiperi...

            Search Marka e Patenta

 

EuroPages Products  - Euro pages e  Fletet e Verdha

Kerkon nje kompani ne Europe : web site Europages

 Tirana
 Berati
 Durresi
 Elbasani
 Fieri
    Gjirokaster
 Kavaje
 Korce
 Pogradec
 Shkoder
 Vlore
 Sarande
 Te Tjera
   
Bashkia e Elbasanit
Hotele Elbasan
Fletet e Bardha Elbasan
Restorante Elbasan
Fletet e Verdha Elbasan
Foto Elbasan
Harta Elbasanit
   
   
   

 
                       
  Te tjera sherbime
  Fletet e Verdha webmail
  Guidat e Qytetarit
  Guidat e Biznesit
  Hotelet te Fletet e Verdha
  Partners e co
  World Directories office
  Trademark Albania
 

 

 

 

 

 

  Tools & download
 Flete te Verdha Video
 Flete te Verdha Mobile
 Flete Te Verdha Shendeti
 Flete te Verdha.mobi
 Puna ime me fleteteverdha
 Booking Hotels
 Vizual Websites

Kerko me Nipt

  Kerko me emer

  Kerko produkte

  Kerko me alfabet argumente

  Kujt i perket ky domain ?

  Registred Trademark Albania

  Flete te Bardha

  News

  Fletet e Verdha lokale - shiko lokalitetet Shqiptare

 tirana •• berati •• durresi •• elbasani •• fier •• gjirokaster •• korce

 shkoder  •• sarande •• vlore •• pogradec •• kavaje •• lushnje

 Fletet e Bardha  |  Flit TV

 

  Flete te Verdha : ARGUMENTET me te klikuara

Hotelet e Restorantet •• Agjensite e Udhetimeve •• Real Estate ••  Universitetet •• Shkollat Private •• Ndertimi •• Mobilje •• Transporti •• Agjensite e  Publiciteti

Network Flete Te Verdha :  Fletet e Verdha •• Fletet e Verdha shqip •• Fletet e Verdha english •• Fletet e Verdha Italian •• Fletet e Verdha Espanol   Fletet e Verdha Deutch
  Fletet e Verdha French •• Fletet e Verdha Us •• Fletet e Verdha Cn ••  Fletet e Verdha asia •• Albanian Yellowpages  Albanian Yellow Pages
 

Fletet e Bardha •• Albanian White Pages •• Albanian Telephonebook •• Albanian Superpages •• Maxidisk Group •• Balkan Yellow Pages

 

Yellow Pages Albania •• Albania Map

Flete te Verdha Te Shqiperise | Copyright 1997-| Tel +355 4 2230676 | Fax +355 4 2230676 |

Te gjitha te drejtat e rezervuara | Fleteteverdha shpk - Nipt K81823012V - Ngjyrat: e zeza, e verdha, perfaqesojne figurat te trademark-eve te regjistruar.

Kompatibel me Internet Explorer , Mozilla Firefox, Opera  , Safari

 

   Trademark- at e mbrojtura •• Markat Fleteteverdha shpk te mbrojtura •• Kontaktoni Fleteteverdha shpk •• About Us - Maps Albania - Nipt K81823012V