|
Fieri, nyje e rendesishme rajonale ne sistemit policentrik te
qyteteve pergjate Korridorit Veri-jug, qender e rendesishme
shkembimesh dhe transporti nga dhe prej tij ne zemren e zones
agroindustriale me te rendesishme te Shqiperise.
Qender e rendesishme progresi, arsimi dhe kulture, qe frymezon dhe
orienton zhvillimin rajonal nepermjet pajisjes se vazhdueshme me
funsksione te reja ne harmoni me qendrat e tjera te rajonit.
Fieri, qytet i cili ka rindezur shpirtin e qytetarise dhe eshte
“qytet i banoreve” te tij, ku e ardhmja e qytetit kalon permes
fjales se qytetareve dhe eshte produkt edhe i vendimarrjes se tyre,
eshte fryt i integrimit social dhe zgjidhjes se nevojave te
qytetareve.
Fieri ka krijuar nje klime te favorshme per fuqizimin e biznesit dhe
shfrytezimin e qendrueshem te burimeve natyrore gje qe ka rritur
mundesite per punesim dhe terheqien e investimeve nga brenda dhe
jashte vendit.
Fieri, qytet me burime njerezore te kualifikuara ne administraten
publike, sektorin privat dhe joqeveritar, te cilet bashkepunojne
ngushtesisht me njeri-tjetren dhe me qeverine qendrore; Qytet me
administrate qe mat suksesin e punes bazuar ne objektivat dhe
strategjine te cilat ndahen nga te gjithe qytetaret dhe plotesimin e
kerkesave ndaj “qytetareve-klient”.
Fieri ėshtė njė nga qendrat urbane mė tė mėdha tė Shqipėrisė. Ai
ndodhet 100 km nga kryeqyteti, Tirana me njė popullėsi prej 82.000
banorėsh dhe njė pozicion tė favorshėm gjeografik. Qyteti pėrshkohet
nga tre lumenj.
Ky territor ka njė histori shumė tė pasur qė nga kohėt e lashta.
Qyteti ėshte i rrethuar nga tre monumente kulturoro- historike tė
Shqipėrisė: Apollonia, Bylis dhe Ardenica. Ėshtė gjithashtu njė nga
rajonet kryesore arkeologjike tė Shqipėrisė.
Fieri ndodhet nė kryqėzimin e rrugėve midis Veriut dhe Jugut. Ėshtė
korridori mė i rėndėsishėm tregėtar dhe industrial nė vend. Qyteti
ėshtė i njohur pėr njerėzit e tij punėtor e vital dhe si njė nga
qendrat mė tė zhvilluara te vendit, i dyti pas kryeqytetit.
Kushtet e favorshme klimaterike dhe njerėzit e tij energjike, tė
kombinuar me traditėn dhe historinė, e bėjnė njė nga vendet mė tė
kėndshėm tė Shqipėrisė. Me ide tė reja pėr zhvillim dhe njerėz
krijues, ky qytet ėshtė i hapur pėr zhvillimin e biznesit.
|